Categories: Ne plan te pare

Inter, flet edhe Achraf Hakimi: “Jam shume i lumtur, por jo per golin. Gjestin ndaj femijes ne stadium e bera me kenaqesi.”

Jane fjalet e para te Achraf Hakimi pas nje ndeshje te Interit. Ato vijne pas nje ndeshje ku ai ka shkelqyer edhe njehere tjeter, menjehere pas asaj me Fiorentinen.

Keto kane qene fjalet e tij ku ai shprehet shume i emocionuar:

“Jam shume i lumtur per te gjitha, po adaptohem mire dhe po mesoj ate qe me kerkon tranjeri i skuadres sime.”

“Eshte nje nisje shume pozitive per mua”.

Keto kane qene fjalet e Hakimi per Sky menjehere pas 5-2 ndaj Beneventos, dhe ai ka vazhduar edhe me tej.

“Qe ne Dortmund une luaja me pese mbrojtes, ashtu si luaj edhe ketu.”

“Por shoket po me ndihmojne shume qe te kuptoj sa me mire ate qe duhet te bej ketu sepse eshte e ndryshme.”

Eshte nje sinjal kjo fitore se mund te fitohet kampionati duke qene perpara Juves ne klasifikim?

“Ne po punojme per kete, kemi nje skuader adapte per te fituar.”

Nderkohe, menjehere pas intervistes per Sky Sport, Hakimi ka folur edhe per Inter TV pak minuta me pas dhe fjalet e tij te plota po i sjelli po ne kete artikull. 

“Jam shume i lumtur per fitoren, jo vetem per golin por mbi te gjitha per fitoren e skuadres dhe per tre piket qe po marrim ne shtepi.”

“Eshte nje konfirmim pas ndeshjes me Fiorentinen.”

Na e shpjego pak festimin tend?

“Jam i lumtur per punen e bere ashtu si e thashe.”

“Festimi i golit ishte dicka me Lautaron dhe Sanchez qe e kishim biseduar me pare.”

Je ambientuar mire edhe pse ke ardhur para pak kohesh…

“Po kerkoj te kuptoj sa me shpejt te jete e mundur ate qe deshiron Conte per tu pershtatur sa me shpejt ne ate qe kerkon tranjeri.”

I ke dhuruar bluzen nje femije aty prane, nje gjest shume i bukur…

“Po, e kam dhuruar fanellen time per nje femije qe po ma kerkonte.”

“Eshte dicka e bukur qe te dhuroj nje gezim per ata qe na ndjekin. Sidomos nese behet fjale per femije.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

1 hour ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

1 hour ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

1 hour ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

1 hour ago