Categories: Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Per mua eshte thene nje genjeshter e madhe: ne asnje moment nuk kam…”

Nje interviste shume e gjate dhe e bukur nga La Gazetta dello Sport me Kristjan Asllanin, qe edhe njehere ka treguar se edhe pse eshte ne moshe te re, eshte teper i pjekur.

Keto kane qene fjalet e shqiptarit:

Asllani pse ke luajtur kaq pak edhe pse Brozovic eshte demtuar?

“Sepse duhet te rritem, te permiresohem, sepse jam ne nje mesfushe plot me kampione. E gjitha ketu, asgje e cuditshme”.

Por a prisje te luaje me shume?

“Une jam dhe kam qene gati, por nuk mendoja se do te luaje me shume pikerisht per nivelin e shokeve te mi”.

“Une jam shume i lumtur per minutat qe kam marre dhe jam i bindur se ky eshte momenti per mua te mesoj: nga Brozovic dhe nga Calhanoglu, i konsideroj profesore”.

Keshtu nuk eshte e vertete qe ke kerkuar shitjen ne huazim?

“Kurre, kjo eshte nje genjeshter e madhe. Jam shume i lumtur ketu dhe dua te qendroj. Kam qene une vete qe e kam bere kete zgjedhje dhe do e beja perseri”.

“Qe prej fillimit e dija ku po shkoja, cfare do te kisha perballe. Gjithcka ben pjese ne rrugetimin tim”.

Ti je regjist apo mezzala?

“Une kam bere edhe trekuartistin, por konsideroj veten nje mediano perpara mbrojtjes. Andreazzoli ka qene thelbesor per mua qe me ka aktiviziuar ne shume pozicione”.

“Pervec se eshte nje maestro, nje edukator, ai ka besuar me shume tek une. Inzaghi i ngjan per kete, i ben te rinjte te ndihen pjese e gjithckaje”.

Ai gol i gabuar ne Camp Nou a te jep makthe akoma?

“Nese nuk e mendoj une, jane te tjeret qe ma kujtojne gjithmone. Kur kthehem ne fshat, apo jam ne rruge, ka gjithmone ndonje qe ma kujton: ndonjehere edhe te lodh…”

“Por e pranoj se nuk kam fjetur per kater dite, kaloja netet duke pare ate aksion, e kam te stampuar ne koke”.

Pse nuk e pasove ne mes atehere?

“Ju siguroj qe doja t’ja jepja me te paren Mkhitaryan. Por kam preferuar qe ta stopoj dhe me pas ta pasoja tek ai, por kontrolli me shkoi keq dhe topi u zgjat shume”.

“Ne ate pike nuk kishte me hapsire. Mendova te shenoja, por shkoi keq. Isha i shkaterruar, me kane mbeshtetur te gjithe, te gjithe”.

“Per fat te keq nuk mund te kthehem me prapa, por eshte momenti qe te ecim para. Perpara eshte Porto ne Champions, dhe te mendojme per Napolin. Nese fitojme me kater janar, mund te hapim kampionatin per te gjithe”.

Po femije ke qene vertete kaq shume interist sa thuhet?

“Une kam prova, kam foto, i kam te gjitha. Nder te tjera, babai im eshte milanist dhe kur kam qene pese vjec me ka derguar te shoh ndeshjen time te vetme ne San Siro”.

“Ishte derbi i dhjetorit te 2007: goditje e Pirlos dhe me pas golat e Cruz dhe Cambiassos dhe me pas direkt ne shtepi me makine me babin”.

“Kam qene i dashuruar me Zanettin dhe me galopimet qe ai bente ne 2010 jam fiksuar. I kam te memorizuara te gjitha. Por nuk jam i vetmi.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA UK – Inter, alarm ne merkato? “Liverpool po futet ne mes per objektivin zikalter: Klopp kerkon…”.

Inter eshte teper aktive ne merkato dhe kjo gje eshte vene re edhe nga udhetimi i fundit i Piero Ausilios…

2 mins ago
  • Uncategorized

Hakimi, cfare prapaskene: “Ja kush ka zbuluar deshiren e tij te madhe per tu kthyer ne Milano: pikerisht… “

Diten e sotme nje lajm i mengjesit, direkt nga Corriere dello Sport, qe fliste per rikthimin e Hakimit ne Milano…

10 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ka nje keshille ‘te arte’ per Inzaghin: “Ai duhet te aktivizoje gjithmone titullare nje dyshe si…”

Beppe Bergomi, diten e sotme eshte ndalur per Sky Sport, ku ka folur edhe njehere per Interin dhe per pjesen…

16 mins ago
  • Uncategorized

Ish-lojtari zikalter tregohet i sinqerte: “Luaja per Interin, por nuk isha ne lartesine e Interit: pyesja veten se cfare…”

Ne nje prej intervistave te bukura qe lojtaret keto kohe kane dhene per Cronache di Spogliatoio, i ftuar ka qene edhe…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, gjest madheshtor i Milan Skriniar ne drejtim te portierit te trete, Cordaz: “Kapiteni i Interit ka…”

Ne menyra te tilla, nje skuader ndertohet, duke respektuar veteranet, me gjeste te vogla por qe kane shume kuptim. Keshtu…

37 mins ago
  • Uncategorized

TS i habit te gjithe: “Shperthimi i nje lojtari ne Malte ka futur Interin ne mendime te thella? Behet fjale per…”

Duket se per Tutosport, Robin Gosens ka shume shanse te mira per te qendruar tek Inter ne kete merkato dimerore.…

4 hours ago