Categories: Uncategorized

Inter, flet edhe Conte per Super Ligen Europiane: “Kam lexuar dicka sot per te. A jam gati? Une kam…”

Pas 1-1 diten e djeshme ne Diego Armando Maradon stadium te Napolit, ne konference ka folur si zakonisht edhe Antonio Conte.

Ai pas intervistes ne Sky te cilen e sollem tek ju dje, ka folur edhe per te gjitha mediat prezent pak me vone.

Keto kane qene fjalet e tij: “Nga ana jone ka shume kenaqesi sepse te shikosh nje skuader kaq solide edhe ne situata disavantazhi eshte e rendesishme.”

“Jam shume i lumtur dhe i kenaqur sepse sot kemi bere nje prove te vertet force.”

Pra ajo qe ka rendesi per ty eshte reagimi qe ka pasur skuadra ne pjesen e dyte?

“Po, edhe sepse ne keto ndeshje eshte shume e rendesishme te reagosh. Ne nje moment tjeter do e kishim pesuar edhe psikologjikisht golin.”

“Por jo, jemi treguar solid. Pertej gjerave pozitive apo negative, djemte e dine gjithmone cfare te bejne. Per mua kjo eshte gjeja me e rendesishme.”

Cfare eshte prapa kesaj rritje te madhe te Eriksen?

“Mendoj se kur nje lojtar permiresohet eshte merite e te gjitheve. Mbi te gjitha e lojtarit qe edhe pse ka pasur momentet e tij te veshtira nuk eshte dorezuar.”

“Ai ka pasur gjithmone besim nga ana ime, nga shoket dhe nga klubi. Eshte trajtuar gjithmone si nje lojtar i rendesishem.”

“Kemi pasur mundesine te punojme me shume me te. Per mua eshte nje lojtar i rigjetur. Kishte pak nevoje per kohe qe te ambientohej dhe te kuptonte disa situata.”

“Tani eshte nje lojtar me shume per ne me siguri. Mendoj se eshte nje merite e te gjitheve sinqerisht: shokeve qe e kane mbajtur afer, stafit qe kane punuar me te, e vete atij. Nje lojtar del nga ajo situate me shume pune.”

Ne dhomat e zhveshjes i ke shkruar ‘jane titujt qe do te fitoni ato qe do ju bejne te medhenj’?

“Kjo eshte dicka qe une e dashuroj ta them per te gjithe personat qe punojne me mua. Jo vetem lojtareve.”

“Te gjithe jane ne gjendje te bejne nje pune te mire, por shume pak jane ata ne gjendje te fitojne dicka.”

“Ajo eshte diferenca. Te qendrosh tek Interi por te mos ngresh trofe nuk te fut ne historine e madhe te ketij klubi. Qellimi duhet te jete te futesh njehere e pergjithmone ne historine e Interit.”

I famshmi Plani B u pa sot?

“Boh, une mendoj se sot kemi treguar nje prove te madhe force sepse jemi ne krye te klasifikimit.”

“Te shkosh te Napolo dhe te shkosh ne disavantazh ne ate menyre mund te kishte vrare cdo skuader po jo neve. Kemi bere nje hap tjeter sot.”

“Kemi humbur dy pike ndaj Atalantes de Milanit, por kemi bere shume mire dhe kemi nje distance. Duhet te fitojme te radhes.”

Sipas teje Lautaro eshte i nivelit te ndeshjeve si ato te PSG?

“Lauti ka pasur nje rritje te madhe. Sipas meje eksponenciale. Ai si gjithe te tjeret ka nje moshe te re, por eshte rritur shume.”

“Po flasim per nje lojtar qe nuk ka ndonje eksperience te madhe por ka kuptuar se cfare deshiron te behet.”

“Sot eshte totalisht brenda realitetit tone i perqendruar edhe ne gjerat qe ne pamje te pare duken te vogla. Jam krenar per te.”

A je gati per Super Ligen Europiane?

“Kam lexuar dicka sot por ne jemi te perqendruar te e tashmja. Duam te bejme dicka te jashtezakonshme per klubin dhe tifozet. Pastaj te shohim. A jam gati? Une kam lindur gati.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Denzel Dumfries nuk permbahet: “Ndeshjen time me te mire nuk e keni pare ende: Ndaj Messit do te…”

Denzel Dumfries eshte nje lojtar qe nuk kenaqet edhe pas nje ndeshje te madhe si ajo qe ai ka bere…

13 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE ALARMI DIREKT NGA MALTA: “Inzaghi ka pare edhe diten e djeshme se ende vazhdon ‘semundja’ e golave te pesuar.”

Ka pasur shume gjera pozitive nga ndeshja e djeshme miqesore e Interit ne Malte kunder skuadres lokale Gzira United. Nder…

14 hours ago
  • Uncategorized

Marcus Thuram, nje klub tjeter nga Serie A futet ne gare me Interin per francezin? “Behet fjale per…”

Me sa duket kemi te reja te rendesishme per Marcus Thuram qe kane te bejne te gjitha me nje kalim…

14 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA LA STAMPA – Torino i ben nje nder Interit? “Gati te beje nje oferte te menjehershme per…”

Duket se nje lajm i oreve te fundit i ardhur nga La Stampa, media italiane, mund te gezoje jo pak…

14 hours ago
  • Uncategorized

Corriere i paralajmeron te gjithe: “Inter po pergatitet per goditjen e madhe te Barcelona: kane filluar te…”

Dje me sa duket ka pasur nje takim shume te rendesishem ndermjet Alemany, drejtorit sportiv te Barcelones dhe agjentit te…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh nga Hakan Calhanoglu: “Golin me te bukur dhe te rendesishem e kam shenuar ndaj…”

Pasi ka shenuar nje gol teper te bukur diten e djeshme ndaj Gzira United, Hakan Calhanoglu ka folur per Inter…

15 hours ago