Direkt pas fitores se thelle me Bolognan, perpara mediave ka dale edhe Simone Inzaghi, i cili ka folur keshtu:
“Diferencen e ben mendja? Absolutisht po. E dime cfare rendesie ka ajo. Ne kemi pasur nje rrugetim te rendesishem ne San Siro, por sot perballe kemi pasur nje skuader qe vinte nga kater fitore radhazi”.
“Nuk ishte kaq e thjeshte sa e beme ne te dukej. Kemi pesuar nje gol te pafat, por skuadra ka qendruar ne loje dhe ka bere mire”.
“Kemi fituar pese nga gjashte ndeshjet e fundit, jemi te gjithe aty afer, pervec Napolit. Nuk duhet te shikojme klasifikimin por te ecim perpara.”
“Duhet te perqendrohemi edhe ne Champions, sepse nuk ka rendesi cfare kemi bere por ajo qe na pret perpara”.
Atalanta dhe Milan jane ndalur, a rriten keshtu pendesat pas humbjes ne Torino?
“Te gjitha skuadrat ndalen. Ne i bejme komplimenta atyre qe jane perpara, por duhet te rrisim ndeshjet tona edhe ne transferte”.
Cfare ke menduar keto dite dhe pas golit te Bolognes?
“Kam pare djemte teper te bindur se nuk e meritonin ate fitore ndaj Juventusit dhe na ka lenduar shume”.
“I kam pare te perqendruar per te bere mire. Kemi pesuar nje gol tjeter te pafat sot, por me besim ja dolem te sistemojme gjithcka ne nje pjese te vetme”.
Asllani dhe Gagliardini?
“Nuk eshte e thjeshte te zgjedhesh. Duhet te bejme zgjedhej cdo dite. Kemi luajtur 18 ndeshje pa Lukakun dhe 14 pa Brozovic.”
“Jane dy lojtare teper te rendesishem. Por fale te gjitheve, kemi bere nje rrugetim teper te mire ne Champions dhe kemi humbur pike qe bejne keq, por tani nuk duhet ta shohim klasifikimin”.
Marotta ka thene se te takon ty qe te gjesh nje zgjidhje: e ndjen presionin?
“Une isha shume i keqardhur per humbjen e se dieles. Presionin e kam qe kur luaj dhe qe kur kam zgjedhur te jem tranjer”.
“Ka vetem nje te vertete mes meje dhe drejtuesve te Interit: ne radhe te pare ata jane shume transparent dhe direkt”.
“Me drejtuesit kam nje raport shume te mire. Ne humbje dhe fitore, me te gjithe, Marotta, Ausilio, Baccin, Zanetti dhe Ferri. Nese duan te thone dicka, ta thone direkt”.
Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur ti vere nga nje note secilit zikalter qe ka zbritur ne…
Edin Dzeko eshte ndalur ne mikrofonat e Sky Sport per te folur per fitoren ndaj Bolognas dhe komentin e ka…
Romelu Lukaku duhet te prese akoma. Diten e sotme ai do te jete ne listen e lojtareve te grumbulluar me…
Federico Dimarco, protagonisti absolut i ndeshjes me Bolognen me dopieten e tij, ka folur dje pas ndeshjes per DAZN. Ai…
Tashme Boterori i Katarit eshte shume afer dhe ore pas ore, Kombetaret perkatese po publikojne listat me lojtaret e grumbulluar.…
Ne fund te ndeshjes ne Meazza te dominuar dukshem nga Inter dhe te perfunduar 6-1 per zikalterit, Thiago Motta nuk…