Categories: Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Mezi po presim diten e neserme. Skriniar? Eshte i dashuruar me Interin: nuk kam asnje…”

Diten e sotme ne Appiano Gentile perballe mediave ka dale Simone Inzaghi, qe ka folur keshtu ne prag te ndeshjes Inter-Napoli.

Keto kane qene fjalet e tij:

Vitin e kaluar fitorja me Napolin shenoi nje permbysje te vogel.

“Mezi po presim te zbresim ne fushe. Kemi nje deshire te madhe. Vitin e kaluar ishte nje ndeshje shume emocionuese qe na dha shtyse per muaj me radhe”.

“E dime qe perballe do te kemi nje skuader te madhe dhe qe nuk ka humbur akoma ne Europe. E vetmja. Do te jete nje kundershtar i madh por ne do te zbresim ne fushe me vendosmeri”.

Duke pare klasifikimin, eshte korrekte te thuash se per ju eshte nje brenda ose jashte?

“Shume e rendesishme dhe me te gjitha mundesite tensioni do te jete i gjithi nga ana jone por e bukura e futbollit eshte te luash ndeshje te tilla”.

Si jane sulmuesit?

“Mund te them se me ne fund kemi ne dispozicion kater sulmues. Nuk kishte ndodhur kurre qe prej fillimit te sezonit”.

“Lautaro ka ardhur kater dite me pare dhe eshte stervitur mire. Correan e kam pare mire. Dzeko dhe Lukaku jane stervitur me shume me skuadren”.

“Sa mire qe i kemi te katert ne kete periudhe te ngjeshur. Per neser duhet te bej disa vleresime, kam dyshime qe do i heq me stervitjet”.

A te shqeteson situata e Skriniar?

“Jo, e njoh. Eshte nje djalosh i mrekullueshem dhe ne fushe jep gjithmone me te miren dhe eshte i dashuruar me Interin2.

“Kam disa lojtare te ndryshem ne skadence por e di qe kam nje skuader drejtuesish teper te forte qe po kerkon te punoje sa me mire per te gjitha situatat e lena pezull”.

A beson ende te Scudetto?

“Po, mungojne edhe 23 ndeshje. Ka shume pike ne loje hde Inter si gjithe skuadrat e tjera po e tenton kete gje”.

“Edhe pse duket e veshtire, sepse perballe eshte kundershtari me i mire ne Europe per nga forma qe po kalon”.

“Komplimente Napolit, sepse kane bere shume mire. Por gjithcka do te kaloje nga fusha dhe me nje grup kaq te bashkuar dhe me tifozet tane te mrekullueshem do te luajme pa i hedhur syte fare nga mungesat apo nga probleme te tjera”.

Ndermjet Interit te fundit dhe asaj te nesermes me Lukaku: cfare ka me shume?

“I njohim shume mire cilesite e tij. Ai eshte kthyer me deshire te madhe dhe sakrifice. Ka pasur nje demtim ne ditet e para.”

“Na jep disa zgjedhje te ndryshme dhe na permireson me shume. Kemi qene sulmi me i mire vitin e kaluar. Tani jemi te dytet”.

“Skuadrat e mia kane shenuar gjithmone shume. Shpresoj te na ndihmoje po ashtu si edhe Correa”.

Neser qellimi do te jete te mos pesohet gol?

“Do te jete nje ndeshje me vete. Neser eshte e rendesishme per kampionatin tone. E dime qe Napoli ka individualitete te medha. Do te kete momente ku duhet te jemi agresive”.

“Do te jete nje ndeshje ndermjet dy skuadrave shume te mira sepse Napoli ka bere dicka qe nuk ka ndodhur kurre me pare dhe ka merite te madhe”.

Per ligjin e numrave, heret ose vone Napoli do te humbase dhe kjo ne San Siro ka ndodhur shpesh vitet e fundit…

“Jane statistika. Varet nga si do te luajme. Kemi respekt te madh, duhet te bejme mire sepse Napoli eshte shume i forte”.

Vetem nje here ne histori nje skuader ka rekuperuar 11 pike dhe ka fituar Scudetton.

“Jo vetem ne, por te gjitha ato skuadra qe jane prapa duhet te bejne dicka te mrekullueshme dhe te shpresojne qe Napoli te ndalet. Une jam besimplote”.

Nje leter per babagjyshin Marotta?

“Drejtuesit jane gjithmone ketu dhe gjithmone operativ. E dime momentin qe po kalojne te gjitha skuadrat ne Serie A. Jane te gjithe te kujdesshem, te shohim”.

Polemika per arbitrin Sozza se eshte nga Milano: flitet gjithmone per te njejtat gjera?

“Do te jete nje dite e mrekullueshme ajo dite ku nuk do te shohim me arbitrat nga emri perpara ndeshjeve”.

Si eshte Lukaku pas Boterorit?

“Une e kam pare mire. Ashtu edhe Lautaron. Por edhe hollandezet. De Vrij ka pesuar nje goditje ndersa Dumfries nje ndalese te vogel. Onana shume i qete. Ka entuziazem te madh nga te gjithe”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, merret vendimi perfundimtar: “Ja kush do te jete kapiten neser ndaj Napolit ne San Siro”.

Ne shtepine Inter vazhdon telenovela per sa i perket rinovimit te kontrates se Milan Skriniar qe eshte ne skadence ne…

3 mins ago
  • Uncategorized

Serie A, gati nje revolucion total per arbitrat? “Eshte ndryshuar rregulli per penalltite dhe kohen shtese: tan…”

Me sa duket, do te kete nje revolucion te vertete per sa i perket arbitrimit ne Serie A pas pushimit…

11 mins ago
  • Uncategorized

“Conte? Ai nuk do ta pranoje kurre, por tek Inter ka bere nje gabim te tmerrshem: kur…”

Ne editorialin e tij per Sport Italia, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur ne Itali ka folur per Antonio Conten, ate…

49 mins ago
  • Uncategorized

Inter-Napoli, Bookies publikojne koeficentet e ndeshjes: “Skuadra favorite per te fituar eshte…”

Do te jete nje takim direkt per Scudetton, por nje takim direkt qe mund te vendose edhe fatin e Serie…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Napoli, flet edhe Spalletti: “Ndeshje fantastike neser. Inter per mua eshte nje skuader qe nuk…”

Sot perpara mediave ka dale edhe tranjeri i Napolit, Luciano Spalletti, qe eshte treguar si gjithmone i drejte dhe origjinal…

6 hours ago
  • Uncategorized

Marco Barzaghi, cfare prapaskene: “Marotta na ka zbuluar motivin e vertete pse Skriniar nuk u shit ne vere”.

Gjate nje video ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghi, gazetar i njohur i Mediaset, ka folur edhe per…

6 hours ago