Categories: Uncategorized

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Do doja te luanim prape ne San Siro. Skuadres i kam thene vetem dicka: sot duhet te bejme nje…”

Ne prag te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi ka folur per mikrofonat e Sky Sport dhe keto kane qene fjalet e tranjerit te Interit:

“Eshte nje ndeshje super e rendesishme. Neve sot duhet te bejme nje ndeshje te madhe, por e dime qe per ta do te luaje i gjithe stadiumi”.

“Duhet te jemi te vendosur, agresiv dhe te bejme nje ndeshje te perqendruar duke e ditur shume mire vleren e kundershtarit”.

“Ne ndeshjen e pare kemi lene shume hapsira prapa. Kam pare qe edhe pertej polemikave, arbitri i ndeshjes dhe ai i VAR do te arbitrojne edhe ne kete tur dhe dukshem UEFA e ka vlersuar pozitive ndeshjen e tyre, keshtu qe ska vend per polemika”.

“A do te firmosja per nje barazim? Mund edhe te firmos por mund edhe te mos firmos, pak rendesi ka, ajo qe ka rendesi eshte te luajme”.

“Do te jete nje ndeshje shume e rendesishme ku do te luajme neve me armet tona dhe do te duhet te luajme po aq mire sa ndeshjen e pare”.

E ke frike arbitrimin?

“E thashe edhe me lart, me duken te kota polemikat per arbitrat duke qene se arbitrat e ndeshjes se pare jane vlersuar pozitivisht nga UEFA. Ne ndeshjen e pare kemi bere mire neve ne radhe te pare”.

Duket si nje 2010 e dyte per tifozet e Interit duke qene se nuk lejohen tifozet e Interit ne sektore te tjere…

“Une po e jetoj shume qete kete moment, ne shtepine tone tifozet kundershtare jane gjithmone te mirepritur.”

“Ne fund te ndeshjes, ne San Siro, jam pershendetur miqesisht me Laporten dhe me eshte dukur i edukuar”.

Xavi dhe Pedri kane folur per nje Inter qe di vetem te mbroje…

“Absolutisht jo, historine time tek Inter ju e dini. Kemi bere per muaj me radhe futbollin me te bukur ne Itali dhe ne Europe”.

“Ne pjese ne pare ndaj Barcelones skuadra me ka pelqyer ndersa ne te dyten kemi vuajtur me shume sepse duhet ti hiqnim hapsira Barces”.

Barcelona nuk ka bere mire ne Milano. Ka qene merite e Interit apo dicka tjeter?

“Une them se ka qene pjesa me e madhe merite e Interit. Pastaj kam pare ndeshjen ne Mallorca, ate kunder Celtes…”

“Barcelona ka luajtur gjithmone nje futboll te bukur edhe ne humbjet europiane. E dime qe ne San Siro kemi lene shume pak hapsira.”

“Stadiumi neser do te jete i nxehte, do te jete me e veshtire, por do te mundohemi te bejme sa me mire per tifozet tane”.

Si mbahet nje skuader e qete?

“Ne skuader kam lojtare te mesuar me keto nivele, kane nje eksperience te madhe, jemi nje skuader e maturuar. E dime shume mire qe duhet te vuajme bashke”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

“Ne ndeshjen e pare Inzaghi e habiti Xavi me Calhanoglu. Tani eshte radha per levizjen e radhes? Po mendon per…”

Do te jete nje klime vertete e ndezur ne Camp Nou qe pritet te kete ne brendesi me shume se…

1 min ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BARCA – Xavi rekuperon nje lojtar ne minutat e fundit? “Eshte mire, do te jete ne pankine”.

Ndeshja Barcelona-Inter tashme eshte shume afer dhe gjithcka do te luhet diten e sotme ne Camp Nou ne oren 21.00.…

6 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Lautaro Martinez: “Une afer Barcelones? Tani ka rendesi vetem Inter. Mezi po pres sepse…”

Duke folur per mikrofonat e Sky Sport pak perpara ndeshjes me Barcelonen, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, eshte pare shume…

9 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Corriere zbulon: “Onana, sot do te jete dita e tij por cfare prapaskene dje: Inzaghi e ka marre vec per…”

Ne porte do te jete prape Andre Onana, ai qe ne keto ndeshje duket se i ka marre vendin njehere…

12 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Barcelona cmendet totalisht: “Kujdes tifoze te Interit: nuk do te lejoheni ne stadium nese keni me vete…”

Me sa duket ne Barcelone diten e sotme po ndihet nje atmosfere shume e tensionuar ne prag te ndeshjes Barcelona-Inter.…

16 mins ago
  • Uncategorized

Barcelona-INTER, Inzaghi ka vendosur gjithcka: “Ja formacioni anti-Barca sot: ai ka hequr dore edhe nga ideja…”

Nje finale e vertete. E karikuar akoma me shume edhe nga presioni katalanas qe ka qene nje strategji e paster.…

56 mins ago