Categories: Uncategorized

Inter, flet edhe Stellini: “Conte eshte busulla e Interit. Bravo Perisic, por dua te komplimentoj edhe…”

Nje rrugetim i qarte: dy ndeshje si tranjer i Interit dhe dy fitore per te, duke fituar keshtu sot me Fiorentinen e duke vene presion edhe te Milani.

Menjehere pas ndeshjes, per mikrofonat e gazetareve ka folur Cristian Stellini, zevendes-tranjeri i Antonio Contes tek Interi.

Cfare vlere i jep kesaj fitoreje? Mund te jete suksesi i bindjes perfundimtare te Interit?

“Ne nuk duam te veme presion per askend, duam te mendojme vetem per rrugetimin tone. Sa per te qene te qarte ketu.”

“Nuk ishte e thjeshte te luhej ne Firenze tre dite pas ndeshjes se fundit, sepse eshte teper e veshtire te rekuperohesh ne dy dite.”

“Jam i lumtur, kemi krijuar shume topa per gol dhe sulmuesit tane kane punuar mire. Kjo ishte ajo qe ne po prisnim.”

Skuadra tani duket me homogjene…

“Jane shume bashkepunues, jane me bujar. Ndonjehere ama shume bujaria mund te sjelle edhe humbjen e kontrollit.”

“Por jo, sot u treguan te gjithe shume te vendosur dhe preciz. Nuk ishte e thjeshte sidomos pasi kishim luajtur vetem tre dite me pare.”

Sa po punoni per te zhvilluar aksione edhe ne te majte? Pretendoni me shume nga e djatha se skeni lojtare te mire ne te majte?

“Jo, ne punojme te te gjitha opsionet per te krijuar rrezik. Ndonjehere na del, ndonjehere jo.”

Sa e veshtire eshte te mbahet kontakti me nje Antonio Conte nga tribuna?

“Kur ndeshja jetohet nga jashte, me karizmen e tij, behet me e veshtire. Vuan me shume kur je jashte, sepse keshillat e tij dhe ndihma e tij eshte e cmuar.”

“Ne degjojme cdo gje qe ai na thote. Nuk eshte e veshtire ama, sepse jane gjera te rendesishme ato qe thote ai dhe ne duhet ti ndjekim me perpikmeri. Ai eshte busulla e ketij Interi.”

Ceshtjet ekstra-futbollistike po ju bejne me te forte apo po ju vene ne rrezik?

“Ne mendojme vetem per fushen, per lojen, per te fituar pike. Ka shume veshtiresi por edhe dy kupa ku jemi ne loje. Le te perqendrohemi te loja.”

Sa i mungon Perisic per te qene nje lojtar mesfushe i majte?

“Kete vit ai eshte sakrifikuar shume ne nje rol qe nuk eshte i tij. Eshte nje lojtar i cmuar per kontributin qe jep.”

“Jemi shume te lumtur me ate qe po na jep. Nuk duhet te shohim asnjehere prapa, por gjithmone perpara.”

“Ai ben gjithmone ate qe i kerkojme neve.”

Ka dicka te Barella qe te kujton Conten lojtar?

“Ja uroj… Ai po rritet cdo dite ashtu si Lautaro dhe djemte e tjere. Hapi i radhes? Ndonje gol edhe me koke. Por dua te komplimentoj edhe ate per kete ndeshje sot.”

Si ka mundesi qe Gagliardini po gjen shume pak hapsira?

“Ne kemi ne dispozicion te gjithe mesfushoret dhe po bejme rotacione. Po luan mjaftueshem, duhet te adaptohet me minutazhin qe i jepet.”

“Sot ka ndihmuar shume Interin, ka marre pjese ne loje dhe ka vrapuar shume mire.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, tre mungesa te rendesishme ne Munchen? “Duket se asnjeri prej tyre nuk do te luaje sepse…”

Inter tani duhet te mendoje menjehere per Champions League, edhe pse si rralle here, ndeshja ndaj Bayern Munich ne Champions…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inzaghi, cfare fjalesh per Gosens: “Do te vije momenti i Robin. Ja pse nuk e futa sot ne fushe: fajin e kishte…”

Pasi ka folur per Sky dhe DAZN, Inzaghi ka dale dje perpara mediave ne nje konference per shtyp, duke folur…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shqetesim i larte per nje lojtar pas ndeshjes se djeshme? “Dy demtime brenda nates, por stafi mjekesor ka marre nje…”

Inter ka fituar ndaj Sampdorias nje ndeshje teper delikate pa shume histori duke marre keshtu tre piket me nje rezultat…

4 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare shkrimi: “Nga posteri ne dhome deri te goli ne fytyre: Barella godet Dekin dhe zbulon se…”

Nje gol alla Stankovic, pikerisht perpara idhullit te tij Deki. Nicolo Barella ka zgjedhur kete menyre per te vazhduar me…

4 hours ago
  • Uncategorized

Perpara mes konfirmimesh, rikthimesh dhe nje largim tashme i sigurt ne merkaton e janarit: Inzaghi ka vetem nje detyre!

Vazhdon magic moment per Interin, qe ka fituar 3-0 ndaj Sampdorias dhe ka zgjatur keshtu strishen me rezultatet pozitive. Ne…

5 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Inter-Sampdoria: “Cfare note per Barella dhe per Bastoni. Lojtari me i dobet i ndeshjes ka qene…”

Inter ka marre nje fitore te cmuar ndaj Sampdorias se Dejan Stankovic, me nje rezultat te paster 3-0 ne Meazza.…

16 hours ago