Jane dite teper te rendesishme per sa i perket merkatos se Interit, por edhe tek Benevento qe do te luaje ne Serie B sezonin e ardhshem dhe duhet te shese disa lojtare.
Drejtori Sportiv i tyre, Pasuqale Foggia, ka folur per televizionin TV7, direkt nga Milano ku po tenonte te mbyllte dy marreveshje per dy lojtare Under 21: sulmuesin Christian Capone te Pescares dhe mesfushorin Luca Valzania te Atalantes, edhe pse ne kete operacion mund te kete ndonje veshtiresi duke qene se Gasperini deshiron kohe te vendose per lojtarin e ri.
Por duket se kemi te reja per sa i perket edhe Interit nga ky udhetim i drejtorit sportiv te Beneventos ne Milano.
Mendohet se ne operacionin per te arritur tek Luca Valzania mund te futet edhe kartoni i te riut teper te talentuar Enrico Brignola, i deshiruar nga bergamasket.
Interi ka nje ide per te gjithe kete: zikalterit ne oret e fundit kane pasur nje interesim teper te madh per te ku kane pasur disa kontakte edhe me agjentin e lojtarit.
Klubi zikalter deshiron ta bleje kartonin e lojtarit dhe per ta dhene me pas ne huazim ne ndonje klub te Serie A.
Sipas TV7, Interi ka gati nje oferte 10 milione euro per lojtarin, shume kjo e kerkuar nga Benevento por nga Corriere dello Sport sot thuhej se Interi nuk deshiron te shpenzoje me shume se 5-7 milione euro.
Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…
Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…
Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…
Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…
Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…
Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…