Categories: Uncategorized

Inter, ja 12 tranjeret e lire ne rast se vendoset te shkarkohet Inzaghi: “Qe te Tuchel dhe Stankovic, deri tek Zidane dhe…”

Momenti i Interit deri me tani ka qene shume delikat: ne total jane marre tre humbje ne 7 ndeshjet e para.

Nje rendimet shume poshte normales qe ka bere qe klubi ti jape besim Inzaghit, por normalisht me afat per nje reagim te shpejte.

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport ka treguar nderkohe se si ne rast se Inzaghi do te shkarkohej, mundesite per Interin do te ishin shume te pakta ne merkato per sa i perket emrat te tranjerave.

Kjo eshte nje liste te cilen e ka perpiluar pikerisht e perditshmja italiane dhe ka emra nga me te ndryshmit.

Si fillim, ehste Thomas Tuchel qe eshte shkarkuar nga Chelsea pas nje nisje te dobet te sezonit nga skuadra e tij. Ai ka nje kontrate me Blues deri ne 2024 (teper te majme…).

Pastaj eshte Mauricio Pochettino, i cili eshte shkarkuar nga PSG ne vere. Kontrata e tij me francezet skadon ne 2023 por eshte shume e shtrenjte dhe veshtire qe do te hiqte dore nga ajo.

Nje tjeter emer eshte Zinedine Zidane, ish-tranjer i Real Madrid qe ka fituar gjithcka ne karriere dhe qe po pret mundesine e duhur per te stervitur nje skuader.

Me pas eshte Rafa Benitez, qe sapo eshte larguar pak muaj me pare nga Everton dhe qe po kerkon nje skuader te re.

Nderkohe, edhe Claudio Ranieri eshte pa skuader, edhe pse ka nje kontrate me Watford deri ne vitin 2023.

Paulo Sosa, ish lojtar i Inter dhe Juve eshte nje profil tjeter interesant, i cili gjithashtu eshte ne kerkim te nje propozimi.

Nderkohe, nje tjeter emer i nxehte eshte Dejan Stankovic, qe ka dhene doreheqjen nje muaj me pare. Ne tre vite ka fituar tre kampionate si tranjer me Yllin e Kuq.

Pastaj eshte Marcelo Bielsa qe nuk stervit me Leeds dhe po pret nje mundesi. E bashke me te edhe Jorge Sampaoli, ish-tranjer i Kilit dhe Argjentines.

Joachim Low, Ole Gunnar Solskjaer dhe Quique Setien mbyllin listen e 12 tranjerave me te mire qe jane per momentin pa pune dhe po kerkojne nje mundesi.

Me pas ka emra edhe si Zenga, qe do te ishte nje thirrje low cost per te mbyllur normalisht sezonin e me pas per te menduar me qetesi.

De Zerbi ishte gjithashtu nje mundesi deri pak dite me pare, por ai sapo ka pranuar nje detyre te re ne Premier League.

Por perpara se te mendohet per nje tranjer te ri, duhet qe Inzaghi te shkarkohet me pare e kjo nuk eshte dicka qe pritet te ndodhe shume shpejt.

Por edhe emrat nuk jane te shumte, sepse ka plot emra ne kete liste qe Inter nuk do mund ti merrte dot per shkak te pages se larte…

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE PRAPASKENE NGA ZHANG: “Direkt premio per lojtaret dhe nga Kina vine lajme per…”

Lajmi ka ardhur direkt nga Steven Zhang: direkt pas Viktoria Plzen, ai ka thene se do te qendroje ne Milano.…

14 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, publikohet lista e tranjereve me te paguar ne Serie A: ja klasifikimi i plote! “Inzaghi ndodhet ne…”

Ne nje periudhe te veshtire eknomike, duket se ne Itali ka ende tranjere shume te paguar per punen e tyre.…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, fjale shume te rendesishme edhe nga Marotta: “Perpara me Zhang. Per Skriniar ju them se kam…”

Beppe Marotta, drejtuesi me i rendesishem i Interit, ka folur per Prime Video dje perpara ndeshjes, duke dhene disa deklarata…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bayern, Real Madrid…: Champions League, ja te gjitha skuadrat e kualifikuara deri me tani!

Mungojne ne apel edhe vetem kater skuadra per te kompletuar keshtu listen e 16 skuadrave te kualifikuara ne kete edicion…

15 hours ago
  • Uncategorized

Viktoria Plzen, cfare fjalesh nga tranjeri Bilek: “Nuk kam cfare te them per kete Inter: kam dyshime te forta se deri ku…”

Eshte Michal Bilek tranjeri i pare qe foli dje per mediat ne San Siro pasi perfundoi ndeshja me nje humbje…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. …

15 hours ago