Categories: Uncategorized

Inter, ja emrat e dy lojtareve te rinj te krahut per Conten: kualitet, te uritur dhe te talentuar!

Inter pergatit revoluzionin. Jo vetem ne sulm, ku do te kete blerje te reja ne rast te Lautaro Martinez.

Por edhe bateria e lojtareve te krahut te mesfushes do te rinovohet ne menyre thelbesore ne krahasim me kete vit.

Keshtu deshiron Antonio Conte, i cili mendon se edhe ditelindja ne karten e identitetit duhet te jete me e re se lojtaret aktuale.

Candreva, Young, Asamoah nuk jane me te rinj ndersa Moses dhe Biraghi jane shume afer largimit ne fund te huazimit.

Do te duhen blerje te reja, lojtare te rinj dhe te gatshem menjehere. Keshtu, Candreva dhe Young mund te sherbejne kur te jete nevoja, por idete e Interit jane ndryshe ne kete moment.

Ide per lojtare te rinj por me kualitet: ne te djathte, endrra eshte Federico Chiesa. Klasi 1997, lojtar i Fiorentines dhe nje nga te preferuarit e Antonio Contes.

Ai eshte i bindur se mund ta adaptoje ate ne krahun e djathte si nje mesfushor krahu qe ben te gjithe krahun para-mbrapa.

Do te duhet nje pune diplomative edhe me Fiorentinen qe per momentin ka kerkesa teper te larta dhe qe nisin nga 60 milione euro

Ne te majte nderkohe, kandidati i forte eshte Junior Firpo. Domenicani i natyralizuar si spanjoll, lojtar i krahut te majte te Barcelones dhe qe ka lindur ne 1996.

Ai ka qene protagonist ne skuadren e Setien. Te dy ata jane me pak se 50 vjec bashke, profile te reja dhe te sigurt per te ardhmen duke pare talentin.

Ky eshte modeli qe deshiron te ndjeke Beppe Marotta ne shtepine Inter. A do ja dale? Do te jete e veshtire, por jo e pamundur.

Interi fuqine ekonomike dhe drejtuese per te derguar operacione te tilla ne port e ka.

Natyrisht, qe per Federico Chiesa ka disa karta qe mund te perdore: zikalterit mund te ofrojne ne kembim lojtare si Henrique Dalbert apo Radja Nainggolan.

Gjitesesi, Fiorentina ne kete moment ka bere me dije se eshte me shume e predispozuar per te pranuar para se sa lojtare ne kete marreveshje.

Nderkohe, per sa i perket Junior Firpo, per te arritur tek ai, Interi duhet te beje sakrificen e madhe qe quhet Lautaro Martinez.

Ai mendohet se do te jete lojtari i pare i marreveshjes gjigande per Lautaro Martinez ndermjet Interit dhe Barcelones dhe ku pritet te futet edhe nje lojtar tjeter bashke me 70-80 milione euro.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE PRAPASKENE NGA ZHANG: “Direkt premio per lojtaret dhe nga Kina vine lajme per…”

Lajmi ka ardhur direkt nga Steven Zhang: direkt pas Viktoria Plzen, ai ka thene se do te qendroje ne Milano.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, publikohet lista e tranjereve me te paguar ne Serie A: ja klasifikimi i plote! “Inzaghi ndodhet ne…”

Ne nje periudhe te veshtire eknomike, duket se ne Itali ka ende tranjere shume te paguar per punen e tyre.…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, fjale shume te rendesishme edhe nga Marotta: “Perpara me Zhang. Per Skriniar ju them se kam…”

Beppe Marotta, drejtuesi me i rendesishem i Interit, ka folur per Prime Video dje perpara ndeshjes, duke dhene disa deklarata…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bayern, Real Madrid…: Champions League, ja te gjitha skuadrat e kualifikuara deri me tani!

Mungojne ne apel edhe vetem kater skuadra per te kompletuar keshtu listen e 16 skuadrave te kualifikuara ne kete edicion…

3 hours ago
  • Uncategorized

Viktoria Plzen, cfare fjalesh nga tranjeri Bilek: “Nuk kam cfare te them per kete Inter: kam dyshime te forta se deri ku…”

Eshte Michal Bilek tranjeri i pare qe foli dje per mediat ne San Siro pasi perfundoi ndeshja me nje humbje…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. …

3 hours ago