7 gola dhe 10 assist ne kete sezon. Sergej Milinkovic-Savic vahzdon te jete shume i rendesishem ne Itali dhe Europe me fanellen e Lazios.
Me golin e djeshem ne minutat shtese ndaj Verones ai edhe njehere ka treguar rendesine qe ka per formacionin e Inzaghit.
Per lojtarin dhe per Interin nderkohe ka folur diten e sotme Calciomercato.com, ku sipas te cileve, klubi milanez po ndjek me shume kujdes serbin.
“Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta e ka pelqyer qe gjithmone Sergej: qe nga koherat e Juventusit.”
“Ai sipas tij konsiderohet si lojtari perfekt per tu bashkuar me Conten e ku do te plotesonte nje mesfushe qe eshte qe tani shume e mire.”
“Me ardhjen e tij, Inter do te kishte muskujt dhe centimetrat e duhur ne mesin e fushes nderkohe Conte nga ana tjeter gjithashtu e pelqen shume Savic.”
“Nder te tjera, behet me dije se Lazio ne te kaluaren ka marre oferta shume te rendesishme per lojtarin, por Lotito i ka refuzuar.”
“Ai deri para pandemise e ka konsideruar Milinkovic-Savic si nje lojtar qe nuk shitet per me pak se 100 milione euro, por tashme cmimi ka mberritur tek 70-80 milione euro. Me keto shifra, nuk ka asnje shans per tratativa. Por nese shifra do te ndryshoje, Marotta eshte gati te perfitoje.”
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…