Categories: Ne plan te pare

INTER-Juventus, gati shitja e biletave per anetaret zyrtare: “Ja detajet: shitje e dedikuar dhe me ulje ekskluzive.”

Dukej shume larg por nuk eshte aspak keshtu: Inter-Juventus, supersfida e Serie A, eshte vetem dy jave larg.

Te dielen, ne daten 24 tetor, ne San Siro do te luhet nje nga ndeshjet me klasike te futbollit italian: ne oren 20:45, Interi do te perballet me Juventusin ne ndeshjen e madhe te javes se nente te Serie A 2021-2022.

Pikerisht per kete fakt, ne minutat e fundit, klubi zikalter me nje komunikate zyrtare ka bere me dije se si eshte modaliteti i blerjes se biletave qe eshte e ndare ne tre faza te rendesishme.

Nderkohe, perfitojme nga rasti te kujtojme se futja ne stadium lejohet per cdo tifoz qe eshte ne zoterim te GreenPass. Jane te vlefshme normalisht edhe vaksinat e bera ne Shqiperi dhe qe jane te njohura nga BE.

Nderkohe, klubi ka bere me dije se biletat do mund te blihen online te inter.it/tickets dhe nuk do te jete dot e mundur rishitja e tyre te persona te trete.

Le ti marrim fazat me radhe, sepse eshte shume e rendesishme duke qene se antaret zyrtare te Inter Club Albania do te kene mundesi te blejne bileta ne nje dite totalisht te dedikuar per ta dhe me ulje.

FAZA E PARE – E MARTA, 12 TETOR: SHITJE E DEDIKUAR PER TIFOZET E ABONUAR NE SEZONIN 19-20 (sezoni kur stadiumet u mbyllen per shkak te Covid ne shkurt).

Faza e pare e shitjes se biletave te Inter-Juventus do te filloje ne oren 10:30 te marten ne daten 12 tetor dhe do te i takoje vetem te abonuarve ne sezonin 2019/2020.

Kjo faze do te vazhdoje deri ne mesnaten (ora 23:59) e dates 13 tetor dhe per ta bere kete, do duhet qe te kete qene aktiv abonimi ne sezonin e siperpermendur. Secondo anello verde nderkohe do te jete i rezervuar vetem per te abonuarit ne ate sektor, jo per sektore te tjera (behet fjale per sektorin ultras te Curva Nord.

FAZA E DYTE – E MEKURE, 14 TETOR: SHITJE E DEDIKUAR PER TIFOZET ZYRTARE TE INTER CLUBEVE KUDO NE BOTE PER SEZONIN 2021-2022.

Faza e dyte e shitjeve do te filloje ne oren 10:30 te enjten ne daten 14 tetor dhe do i takoje vetem tifozeve zyrtare qe jane ne zoterim te teseres Inter Club.

Kjo faze do te vazhdoje deri ne mesnaten (ora 23:59) te dates 14 tetor dhe nje anetar mund te bleje njekohesisht deri ne kater bileta (normalisht vetem per anetare Inter Club).

Cmimi i biletave per anetaret eshte me nje cmim te dedikuar dhe me ulje. Nje tjeter super avantazh per anetaret ky pertej faktit se te gjithe do te kene mundesi te blejne biletat perpara se te dalin ne treg per te gjithe.

FAZA E TRETE – SHITJA E LIRE NGA DATA 15 TETOR

Faza e fundit eshte ajo e shitjes se lire dhe do te filloje ne oren 10:30, te premten, me 15 tetor. Ne kete faze do mund te blihen biletat qe do te mbeten pas blerjes se anetareve zyrtare te Interit.

SQARIME TE NEVOJSHME PER ANETARET SHQIPTARE: 

Aktualisht futja ne Itali pa karantine dhe pa kushte aplikohet per te gjithe ata qytetare nga Shqiperia qe jane te vaksinuar dhe qe mundesojne edhe nje tampon te 48 oreve te fundit.

Nderkohe, per tu futur ne stadium, duhet certifikata e vaksinimit me QR code qe shkarkohet nga eAlbania.

Nese jeni te interesuar per bileta per kete ndeshje, Inter Club Albania do ju ndihmoje me kenaqesi duke filluar nga dita e hene duke ju dhene te gjitha informacionet e nevojshme si dhe duke ju ndihmuar me proceduren se si mund te aplikoni per biletat.

Forza Inter!

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, pas Esposito deshton nje tjeter huazim ne Serie A? “Lojtari do te kthehet ne Milano sepse ka humbur…”

Levizje te rendesishme edhe ne Serie A ku komplet pa u paralajmeruar ne Milano mund te kthehet nje lojtar i…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah emri i lojtarit te Primaveres qe Inter i ka ofruar Atalantes per Scalvini: “Behet fjale per djaloshin qe…”

Inter me sa duket po e mendon shume seriozisht emrin e Giorgio Scalvini per te ardhmen e mbrojtjes se saj.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Serie A, ndodh e papritura? “Ndryshon rregulli i minutave shtese dhe i pozicionit jashte loje: ja detajet”

Harrojeni ate qe ka ndodhur deri me tani ne kete sezon: edhe ne Serie A pritet te vije moda e…

1 hour ago
  • Uncategorized

Andrea Stramaccioni zbulon: “Isha i dashuruar me Mateo Kovacic. Interi e shiti vetem sepse…”

Andrea Stramaccioni eshte nje prej opinionisteve me te perfolur ne Itali keto dite duke pare prezencat e tij te fundit…

1 hour ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter ka marre vendimin perfundimtar per Sensi? Ne fund te sezonit, lojtari direkt do te…”

Nje nga pyetjet me te rendesishme ne kapin zikalter ka te beje e gjitha me merkaton e veres ne 2023.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Gazzetta paralajmeron: “Inter duhet te kete kujdes: Napoli sapo eshte futur fuqishem ne gare per…”

Pasquale Mazzocchi eshte prej kohesh nje nga lojtaret me te vlersuar ne merkaton italiane nga Ausilio dhe Marotta. Kjo nuk…

1 hour ago