Categories: Ne plan te pare

Inzaghi, Conte, Lukaku, Barella, Zhang: Marotta zbulon gjithcka per mediat! “Pasi te largohem nga Interi…”

Giuseppe Marotta ka qene protagonist mbremjen e djeshme ne “Festival dello Sport” dhe temat e trajtuara kane qene te shumta.

Kjo eshte nje nga ato intervista te gjata, ku Marotta zbulon shume mbi te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Nje interviste qe nuk duhet te humbet nga asnje tifoz zikalter, sepse eshte nje interviste qe mbi te gjitha siguron per te ardhmen.

Nderkohe qe e ndjejme te themi qe jemi me fat qe ne kete moment kemi nje drejtues si Beppe Marotta ne klub, ju ftojme te lexoni ne shqip te plote intervisten e tij:

Fitorja e Skudetos. Cfare na thua?

“Ne daten dy maj ne kemi arritur kete gje matematikisht. Kur e kemi nisur kete aventure bashke objektivi ai ishte: te sillnim ne shtepi kete trofe. Ka qene nje clirim i madh pas shume veshtiresive.”

Nje moment kyc i kampionatit te fituar?

“Kunder Juventusit kemi kuptuar se mund te ishim protagoniste patjeter. Duke bere gjuetarin e kemi kuptuar se mund te arrinim vertete larg.”

Kampionati dhe Champions?

“Diferenca eshte shume e madhe ndermjet Serie A dhe Champions League: ky i dyti eshte nje turne ku duhet te jesh ne kushtet me te mira.”

“Jo gjithmone ne Champions fiton skuadra me e forte, ndersa ne kampionat fiton gjithmone skuadra me e forte.”

“Xhiro nuk eshte Milano-Sanremo. Ne diten e eleminimit ne Champions kishte shume zhgenjim, por ne e kthyem ne force per Serie A.”

Veshtiresite financiare dhe largimi i Contes.

“Zgjedhja finale ka qene frut i diskutimeve te diteve me radhe. Largimi i Contes na cuditi te gjitheve. Nuk shihej me nga ana e tij nje rrugetim i perbashket por kjo ben pjese e sportit dhe e jetes.”

“Nese nje person vendos te ndale nje raport duhet te kete respekt per vendimin dhe duhet pare perpara me shume optimizem.”

“Drejtues, futbolliste dhe tranjeret jane kalimtare. Mbetet klubi. Prandaj duhet ecur perpara me bindjen se jemi nje klub i madh i mbushur me profesioniste dhe qe kane fituar Skudeton me merite te madhe.”

Zgjedhja per te marre Inzaghin.

“Vendimi i Contes nuk ishte aspak i parashikueshem. Na habiti dhe na gjeti te papergatitur ne ate pike sa duhet te leviznim shpejt, duke gjetur profilin me te mire per kete Inter.”

“E kemi gjetur duke besuar te nje tranjer i ri qe ka ne shpatullat e tij nje rrugetim te rendesishem. Po rinovonte me Lazion dhe ne u paraqitem me nje projekt te besueshem, serioz, qe ai menjehere e pranoi sepse e bindi.”

“Nga aty jemi nisur bashke. Kemi marre nje tranjer qe mund te riciklonte modelin taktik te Contes ne nje menyre qe nuk do te hidhte poshte gjithcka sepse ngjashmeri kishte.”

Demtimi i Eriksen.

“Nje moment dramatik per nje person qe njeh dhe qe rrezikon te vdese. Edhe ketu kemi qene teper te shpejte me informacionet.”

“Profesor Volpi eshte vene menjehere ne kontakt me mjeket ne fushe per te marre diagonzen e pare te asaj qe ndodhi. Edhe sot jemi vetem ne hipoteza, por gjeja me e bukur eshte qe lojtari eshte rizgjuar nga ai moment.”

“Pertej boshllekut qe ai ka lene tek Interi, rendesia e asaj qe ndodhi, eshte te fakti qe eshte ai mire. Ne kete moment jemi ne pritje se si do te ndodhe gjithcka. Ne momentin e duhur do te vleresohet nese ai do kete mundesi te luaje me ose jo, por kjo eshte ne plan te dyte.”

Romelu Lukaku.

“Eksperienca me ka bere qe te jem i pergatitur per cdo gje te paparashikueshme. Lukaku nje dite na tregoi per qellimin e tij per tu transferuar te Chelsea.”

“Perballe nje situate te tille nuk mund te mos e pranosh vullnetin e lojtarit. Niset ne kete pike nje tratative me klubin qe e deshiron dhe keshtu kemi bere, duke krijuar cmimin tone dhe duke pare verdalle per alternativa.”

“Jane dinamika qe ne futboll tashme ndodhin. Nuk jam ndjere i tradhetuar apo i shokuar, kemi pare mundesite tona, ishte nje shans i mire te merrnim aq para nga nje lojtar si ai.”

“E kemi bere kete gje duke e vendosur vete cmimin e duke realizuar nje operacion shume te mire nga ana ekonomike.”

Shitje te medha ne te ardhmen?

“E mohoj kategorikisht. I siguroj te gjithe tifozet tane, Interi do te ekzistoje edhe ne te ardhmen e do te jete kompetitive. Nuk do te kete me shitje te medha per hir te bilancit.”

“Kompetiviteti i kesaj skuadre eshte i garantuar. Jo gjithmone skuadra qe shpenzon me shume fiton. Ekziston nje pasuri resursesh njerezore qe e bejne nje skuader te fitoje, jo vetem parate.”

“Nese kjo skuader eshte e forte mund te shkoje shume larg pertej cdo emri qe do te veshe ne fushe fanellen e saj.”

Po flitet se mund te vije ndonje partner ne shoqeri.

“Jane vleresime qe i ben pronari. Une nga eksperienca them se nje klub duhet te jete gjithmone ne doren e nje familje apo nje kompanie.”

“Kjo sepse nje aksioner me i vogel kerkon gjithmone me shume dedikim dhe problemet nuk zgjidhen ne kohen e duhur.”

“Pastaj, nje aksioner ne minorance nuk do te ndryshonte asgje per Interin dhe nuk do te sillte ndonje ndryshim radikal ne model.”

“Ne kemi gjetur veten perballe shume veshtiresive sepse per shembull kishim ne skuader Spallettin me dy vite kontrate dhe kishim vendosur te merrnim Conten.”

“Por kete gje e kam bere sepse klubi me kishte dhene inputin per te fituar dhe une mendova se kjo ishte rruga per te fituar.”

“Fitoret jane ndertuar me forcen e njerezve. Merita e pare i takon Contes qe ka transmetuar te lojtaret vlera qe behen pasuri per kete klub.”

“Me kujtohet Marchionne qe thoshte se nje menaxher ka dy te drejta te medha: te zgjedhe vlerat dhe te zgjedhe njerezit.”

“Nese ke kete mundesi, aspekti ekonomik vjen i dyti sepse ne momentet e veshtira veshtiresite kalohen me forcen e vlerave qe ke prapa. E ne veshtiresite i kemi pasur shume, por me vlera i kemi kaluar.”

Kontratat e lojtareve.

“Lojtaret ndoshta nuk e kane kuptuar mire. Jetojne ne nje bote te florinjte. Fitojne shume dhe nuk jane mesuar me probleme qe cdo familje kalon cdo dite.”

“Jane djem shume te rinj qe duhen edukuar. Pergjigjet shpesh jane pozitive por edhe negative. Na takon neve qe ti formojme, ti japim nje kulture.”

“Ka pasur nje bindje nga ana e lojtareve por drama e perjetuar per te shpetuar shendetin e te gjitheve ka qene shume serioze.”

“Pavarsisht cdo gjeje ne kemi respektuar kontratat me lojtaret, kemi paguar cdo gje, deri ne centin e fundit.”

“Nuk kemi pasur asnje euro ulje por kemi bere gjithcka sipas kontratave. Kemi dashur te respektojme cdo marreveshje.”

“E kemi pare si nje menyre falenderimi ndaj lojtareve per ate qe kane dhene ne fushen e lojes. Nuk kemi shtyre per ti detyruar te benin dicka qe nuk donin ta benin.”

Nje mesazh per Adriano Gallianin.

“Kemi kaluar te dy bashke Covid. Ai ka qene me keq se mua. Kur ndodhin gjera te tilla vlereson me shume vlerat e jetes dhe falenderon ato qe kane ndodhur.”

“Ai eshte pak me i vjeter se une. Diten tjeter ne San Siro me tregonte se si dikur cmendej perpara nje rezultati negativ por kesaj radhe kane humbur 3-0 ne Lecce dhe Monza ka kaluar nje nate te qete.”

“Kjo eshte ana tjeter e medaljes e asaj qe na ndodhi. Te ben nje njeri tjeter. Une gjithesesi nevrikosem akoma per rezultatet, por e perjetoj jeten ne nje menyre tjeter.”

“Ne futboll duhet te japesh gjithmone maksimumin. Por duhet edhe kultura e humbjes. Nese ja del ta zoterosh, jeton me mire.”

Nje mesazh i ri, nga ana e Simone Inzaghit.

“Ka qene nje lojtar i imi te Sampdoria. Eshte nje njeri qe vleresoj shume kur me thote se jam shume perpara.”

“Une jam dashuruar me punen time. Do e kisha bere edhe per hobby por me pas eshte bere puna ime prej 45 vitesh.”

“Jam shume i aplikueshem si njeri, punoj i perulur dhe me respekt. Kam ambicje per te fituar gjithmone.”

Nje mesazh vjen nga vellai Salvatore.

“Kthehem prapa ne adoleshence kur kisha nje ‘semundje’ per futbollin dhe u degjonte ne radio ‘Tutto il calcio minuto per minuto’. Me pelqente qe te imitoja radiokronistet.”

Rinovimi i Barella.

“Ai eshte nje nga ato raste kur talenti eshte bere nje kampion. Kam pasur te bej edhe me Cassanon, qe sapo e kam takuar ne hotel.”

“I kam thene gjithmone atij qe nuk eshte bere kurre nje kampion. Talenti i ka kualitetet ne ADN. Edhe sot nuk kam pare lojtare me te forte se ai, por keto kualitete duhet te shoqerohen me vizion jete, me profesionalitet, me sjellje serioze, disipline, me vizion per jeten dhe profesionin.”

“Ai e di qe ka mbetur nje lojtar i niveleve jo te larta. Barella e ka konfirmuar tek Cagliari por edhe me pas tek Interi qe ishte talent por sot eshte bere nje kampion.”

“Eshte e drejte qe te hedhim e zeza ne te bardhe edhe ekonomikisht nje vleresim per ate qe ka bere. Nuk eshte nje rinovim, eshte nje vleresim per statusin e ri qe ai ka si lojtar i rendesishem tek Interi.”

“Ne javet e ardhshme do te flasim. Pa dyshim qe nuk duhet ta leme te largohet nga Interi asnjehere. Do te ishte e bukur te ishte ai kapiteni i ri.”

“Eshte nje kualifikim qe fitohet, nuk dhurohet. Duhet te tregoje kualitete prej lideri. Piero Volpi, mjeku jone, ka qene gjithmone kapiten i skuadrave te tija si lojtar. Sepse eshte nje lider. Barella mund te behet i tille.”

Cassano dhe Gheddafi te Sampdoria.

“Ka fjale… Nje eksperience simpatike, edhe shume e bukur, por duhet te ishim shume te kujdesshem per ate qe ndodhte…”

Objektivat e sezonit.

“Pritshmerite e të gjithëve janë të na shohin ne një rol te ri, nje skuader për tu mposhtur. Një rol që ne jemi të lumtur ta mbulojmë.”

“Ne jemi Interi dhe duhet të kemi një standard shumë të lartë, por duke qenë një sport në të cilin lufton kundër ekipeve të tjera, duhet të vlerësohen aftësitë e tua por dhe ata kundërshtare.”

“Ndodh që disa vite investon 100 milion dhe të tjerët investojnë 150 ose bëjnë operacione më të rëndësishme dhe janë më të fortë.”

“Ne po përballemi me një sezon në të cilin nuk është e qartë se kush është më i fortë, Sherifi ka gjashtë pikë dhe ka fituar në Madrid.”

“Në ligë janë shtatë motrat e famshme me Napolin ne krye. Unë mendoj se është e parakohshme për të shprehur një vlerësim që do të jetë përfundimtar në maj.”

“Unë gjithmonë shoh me kujdes nga ata që kanë kulturën më të fortë të fitores, prandaj Juventus dhe Milan.”

“Eeshtë e qartë se Napoli ka merita të mëdha, por fitorja është gjithmonë një situatë e vështirë dhe shpesh shkon përtej vlerave që përfaqëson një ekip dhe i vë në praktikë.”

“Këto janë vlera që i fiton me kalimin e kohës, nuk ka vetëm zgjedhjen e ekipit. Ka te beje me aspektet plotësuese, nëse mund të përmirësoni cilësinë e fushes, mjekët, fizioterapistët, ushqimin, sigurisht që është më e lehtë të fitosh ”.

Momenti kur erdhe tek Interi, ceshtja Nainggolan dhe Icardi.

“Une nuk dua te kritikoj askend qe ka menaxhuar perpara meje. Sigurisht qe Icardi ishte nje talent, eshte bere nje lojtar shume i mire.”

“Por u investua pergjegjesi te nje lojtar qe nuk ishte ne gjendje ta kryente ate detyre. E kam fjalen per shiritin e kapitenit.”

“Kur e kam njohur ai eshte sjelle gjithmone mire, por ka disa vleresime qe une i kam menduar ndryshe.”

“E them kete gje: vizionin duhet ta kesh gjithmone preciz. Tranjeri dhe klubi bejne vleresimet e tyre dhe skuadra ka disa vlera qe duhen respektuar.”

“Conte i ka interpretuar ne menyren me te mire te mundshme keto vlera. Eshte larguar po na la prapa dicka te rendesishme.”

“Eshte e vertete qe kemi pasur nje tranjer me kualitete te larta, por disa kualitete jane vertete te rendesishme.”

Ardhja tek Interi nga Juventusi.

“Une jam mrekulluar per shpejtesine e gjithckje cfare ndodhi. Nje dite pas zyrtarizimit te largimit tim, Steven Zhang me ka shkruar nje mesazh dhe me ka ftuar ne nje perballje.”

“Une do te kisha dashur te pushoja ca kohe, por kjo e Interit ishte nje mundesi qe e kam marre direkt mbi supe.”

“U largova nga Juventuso dhe gjej direkt Interin, jemi barazim thash me vete. Pastaj u futa plotesisht ne kete realitet te ri me karakteristikat qe kam pas meje prej dyzet vitesh.”

“Eksperienca eshte nje karakteristike e rendesishme ne jeten e te gjitheve. Ne moshen 24 vjecare ne Varese kemi humbur nje kampionat ne menyre te pabesueshme. Kur kthehem prapa te ai turne do e kishim fituar me 14 pike diference.”

“Por ai ka qene nje moment per te mesuar. Projekti Inter qe une kam pranuar sot eshte nje projekt serioz. Eshte nje projekt i veshtire, sepse te largoje nga shtepia nje si Spalletti per te marre Conten duhej kurajo e madhe.”

Diferenca fillestare e ambientit.

“Derbi i Italise sjell pas vetes nje rivelitet qe zgjat prej 100 vitesh. Une nuk kam pasur veshtiresi te medha sepse e kam te thjeshte te gjej dakordesine me njerezit.”

“Kam gjetur nje klub qe ka qene gati per te punuar dhe persona qe kishin nevoje per stimuj te ri.”

Sa beson te rikonfirmimi i Skudetos tek Interi?

“Absolutisht qe po. Vizioni eshte qe te marrim yllin e dyte ne fanelle.”

Huazimi i Recobas te Venezia.

“Te fitosh te Venezia ka qene dicka e bukur. Jetoja afer, shkoja te selia dhe pamja nuk kishte te krahasuar me asgje. Pastaj nese fiton nje kampionat, shpeton vetem duke marre Recoben dhe ju tregoj se si.”

“Atehere isha me ne forme se sot. Me Zamparinin menduam per Orlandinin dhe mora ne telefon Orialin qe ishte drejtor sportiv atehere.”

“Me thirri dhe me tha qe Tanzi e kishte shkembyer me Giustin. Ne ate moment, telefonova Zamparinin per ti thene qe Orlandini nuk vjen dot por qe kisha nje objektiv me te rendesishem: Recoba.”

“Fola dhe negociova me Mazzolen. Une e kisha pare vetem nje gjysme here lojtarin, por ishte ai qe na dergoi drejt mos renies nga kategoria.”

Ke qene edhe afer Interit me Pellegrinit.

“E takova njehere. Alternativa isha une. Pellegrini me kujton kete fakt gjithmone por une them se po te kisha shkuar te Interi ne ate moment do te isha djegur njehere e mire.”

“Treni kapet ne momentin e duhur. Tek Interi ne moshen 25 vjecare do kisha humbur totalisht. Nuk e kisha bindjen te aftesite e mia qe kam sot.”

“Nderkohe rrugetimi gradual qe bera nga provinca te klubet e medha Juventus dhe Inter ka qene i duhuri. Nje rrugetim me fat.”

Ndonje pendese merkatoje.

“Shume, por i fundit ka qene kur kisha mundesi te merja Haaland per dy milione euro. Ndonjehere duhet te kesh forcen per te shkuar edhe te nje extra-buxhet.”

“Nese ka nje kampion duhet ta marresh direkt. E aty duhet te perdoresh edhe kreativitet financiar. Mund ta mernim per shume pak. Tani eshte e pamundur te vije ne Itali.”

“Ne 2000, nga 10 skuadrat me te ardhurat me te larta, 5 ishin vetem ne Itali. Sot eshte vetem Juventusi ne kete liste.”

“Sot jemi nje kampionat ne tranzicion. Shikoni Lukakun. Jemi nje realitet qe i ben kampionet por pastaj ata shkojne diku tjeter, ne kampionate ku paguhen me shume.”

“Ne kete merkato kemi punuar me Ausilion fort. Kemi punuar me kujdes te larte. Por Italia eshte kthyer ne nje vitrine lojtaresh se sa nje kampionat ku lojtaret mbyllin fazen me te rendesishme te karrieres se tyre.”

“Gjithesesi, sot edhe tifozet jane me te hapur perballe veshtiresive te klubit. Ne rastin tone, kur u largua Conte dhe lojtaret, dialogu qe patem me Curva Nord i beri ata te kuptonin momentin.”

“E kane kuptuar dhe na kane qendruar afer. Na kane mbeshtetur fort dhe ky eshte nje raport i bukur i raportit qe duhet te kete ndermjet tifozeve dhe klubeve.”

Ronaldo te Juventusi.

“Une e kam dhene vleresimin tim. Te gjithe e duan Ronaldon. Une e kam njohur ne gjashte muajt e pare, perpara se te largohesha.”

“Nga kampionet meson gjithmone, edhe si drejtues. Ka nje kulture pune maksimale. Por duhet vene ne mes edhe aspekti ekonomik dhe financiar. Gjithesesi une nuk kam probleme me Juventusin, kam raporte pune ende.”

Dybala ju rrembye Interit.

“Po, eshte e vertete. E morem te Juventusi fale miqesise time me Zamparinin qe ne ate kohe ishte pronari i Palermos.”

“Ai me mori ne telefon dhe me tha hajde me shpejtesi sepse Thohir po tenton te bleje Dybala. U nisa si nje rakete drejt Palermos per te mbyllur operacionin. Interi kishte gjetur marreveshjen, por ne kishim Zamparinin nga ana jone.”

Hakimi a do te kishte qendruar tek Interi nese Lukaku do te ishte larguar perpara?

“Ashtu si e kam thene edhe me lart, lojtaret me rrogat qe mund te marrin jashte Italise, e kane shume te veshtire te qendrojne.”

Pogba do te rikthehet ne Itali?

“Mendoj se eshte shume e veshtire.”

Dybala tek Interi?

“Ka qene shume afer kur kemi folur per nje shkembim te mundshem te tij me Icardin, por mendoj se do rinovoje me Juventusin.”

Lautaro Martinez do te rinovoje?

“Po tregon se eshte nje lojtar gati per te tashmen dhe te ardhmen. I zoti, profesionist. Eshte e ardhmja dhe shpresoj te jete tek Interi. Do te bejme gjithcka per te.”

“Shume shpejt do te zyrtarizojme edhe nje rinovim te rendesishem me te sepse duam te hedhim bazat per te ardhmen me nje miks lojtaresh te rinj dhe eksperte.”

Situata e shoqerise?

“Inter do te vazhdoje te udhetoje me nje siguri financiare. Modeli nuk mund te jete ai i meparshem, sepse gjithcka duhet rikthyer ne normalitet per ate, por mund te imagjinojme qe familja Zhang deshiron te vazhdoje perpara me Interin dhe kete e them me bindje.”

“Duam te luftojme gjithmone per objektiva te rendesishem. Do te investojme qe te te rinjte e deri te skuadra e pare per te mbajtur Interin lart.”

Tranjeri me i mire ne karriere?

“Them Conte sepse me te kam fituar edhe ne Torino dhe ne Milano. Kam pasur shume tranjere te mire, njerez punetore qe me pas nuk eshte se kane fituar dot.”

“Une mendoj se nje tranjer shpesh here eshte fituesi me jo komod. Nga roli qe ata kane, shpesh here harrohen shume shpejt puna qe ata bejne.”

“Nuk mund ta mohoj qe Conte eshte dikush qe ‘te can koken’, por e ka treguar qe eshte nje fitues. Ai ka nje kulture fitoreje te ngulitur ne koke.”

“Duhet te them qe Inzaghi per menyren qe e kam njohur, eshte zgjedhja me e mire qe mund te beja ne kete moment.”

Sa do te qendroj tek Interi?

“Une gjendem shume mire ketu dhe bashke me skuadren e drejtuesve te Interit kemi folur me Steven Zhang.”

“Kur te kthehet ne Itali, mendoj ne dhjetor, do te flitet per te ardhmen. Gjithcka te ben te mendosh per mire.”

“Duhet gjithesesi qe te kemi nje vizion sa me te ngjashem per jeten. Sot sfida eshte ajo, pastaj do te kete te tjera.”

“Pas Interit nuk mendoj se une do te shkoj ne ndonje klub tjeter. Nuk e ndjej qe te shkoj diku tjeter pas ketij klubi.”

“Dua te mbetem ne futboll, por te mos punoj per ndonje klub. Pertej cdo rroge qe mund te marr. Sot kapaciteti im per te vleresuar jeten ne nje menyre tjeter me ben te mendoj ne nje te ardhme larg nje klubi pas rrugetimit tim tek Interi.”

“Dua te qendroj tek Interi ama, thjesht ne nje te ardhme jo te afert e mendoj veten se dua te jetoj me me pak stres. Duhet te mendoj edhe per shendetin.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

3 hours ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

3 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

3 hours ago