Categories: Uncategorized

Inter ka zgjedhur zevendesin e Samir Handanovic: edhe Conte eshte dakort!

Samir Handanovic eshte nje nga sigurite qe ka Interi sot per sot dhe ai konsiderohet i paprekshem ne rolin e titullarit qe ka. 

Keshtu, Interi nuk ka asnje qellim qe te privohet nga kapiteni i saj por ne te njejten kohe deshiron ta siguroje akoma me shume porten e saj.

Kete sezon ka pasur jo pak probleme me zevendesin e Handanovic, Padelli, i cili ka dhuruar jo pak paraqitje te frikshme per shkak te mungeses per demtim te sllovenit.

Prandaj Interi ne kete moment ka menduar gjate se cfare duhet te beje qe te mos gjendet me ne ate pozicion veshtiresie dhe duket se zgjidhjen e ka gjetur ne shtepine e saj.

“Tashme jemi ne nje kohe ku eshte shume e veshtire te investohet ne futboll e sidomos per role qe jane dytesore ne skuadra si ajo e portierit te dyte.”

“Por Interi me ne krye Marotten ka menduar dicka ekonomike dhe qe do te perforconte jo pak kontigjentin e Interit: behet fjale per Ionut Radu.”

“Ai eshte nje portier mjaft i talentuar dhe i ka treguar te gjitha cilesite e tij kete sezon me Genoa por rikthimi i Mattia Perin ne shtepi nga ana klubit te Preziosit beri qe Radu te behej zgjedhje e dyte dhe te largohej nga Genoa.”

“Nuk eshte hera e pare qe lojtaret e huazuar te perfundojne si zgjedhje te dyta vetem per faktin se kartonin e tij e ka nje skuader tjeter.”

“Ai tani ndodhet tek Parma por asnje problem: lojtari do te kthehet ne Milano dhe do te behet zevendesi i Handanovic sezonin e ardhshem dhe pse jo, mund te jete nje mundesi e mire qe ai te jete e ardhmja e Interit pas Handes.”

“Pastaj, Radu do te ishte nje plus me shume edhe per shkak se ka dale nga akademia e Interit e do te ishte i cmuar per listat UEFA.”

“Por jo vetem kaq: ai ka luajtur 51 ndeshje ne Serie A duke luajtur edhe si protagonist nje Europian U21 veren e kaluar ku ka derguar si kapiten Rumanine deri ne nje gjysmefinale historike”, tregon Gazzetta dello Sport.

“Keshtu, jane krijuar kushtet perfekte per nje rikthim ne baze per Radu dhe kjo mund te jete nje mundesi e madhe edhe per te.”

“Conte e ka treguar shume mire qe di ti vleresoje lojtaret e rinj dhe kete gje ka bere me Alessandro Bastonin dhe Sebastiano Esposito duke i futur gradualisht ne mekanizmat e skuadres.”

“Ai mund te beje te njejten gje ne menyre graduale edhe me Radu duke i dhene mundesi ne Kupen e Italise fillimisht per te rregulluar keshtu terrenin per nje te ardhme si titullar.”

“Radu eshte shume i talentuar: ka instikt, reaksion, personalitet dhe luan mire me kembe. Ai eshte thelbesor per futbollin e sotshem. Tek emri i tij ka shume pluse. Tani te shohim, por Interi po e mendon dhe ai eshte nje mundesi e arte per perforcimin e skuadres.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

8 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

13 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

13 hours ago