Categories: Uncategorized

Inter, konfirmohet gjithcka: “Klubi ka refuzuar tre oferta per kete lojtar: cilesohet si ‘blerja e re’ e janarit”.

Deri ne veren e kaluar por edhe deri para disa javesh, ne Viale della Liberazione kane pasur shume dyshime.

Gjithcka ka pasur te beje me nje lojtar qe ka ardhur me pritshmeri te medha fiks nje vit me pare, por asnjehere pa e treguar potencialin e tij ne fushe.

“Behet fjale per Robin Gosens, qe ka qene nje nga lojtaret e mundshem per tu larguar gjate kesaj merkato dimerore”.

“Per me shume, Gosens kaloi nga nje konkurence mbytese me Ivan Perisic, ne nje konkurence tjeter te veshtire: ate me Federico Dimarcon”.

“Por nderkohe qe ka humbur trenin per Katar 2022, ai zhgenjimin e ka kthyer ne force duke punuar dyfish per te ardhur ne forme”.

“Ka pasur nga njera ane merzitjen qe Gjermania nuk e therriti, por nga ana tjeter ka vlersuar me seriozitet situaten dhe e ka kuptuar se dicka duhet ta bente edhe ai”.

“Ne futboll gjerat ndryshojne shume shpejt dhe tashme Gosens nuk eshte me aspak ne merkato dhe do te qendroje”.

“Puna e madhe e bere kohet e fundit kane rritur besimin ne stafin teknik te Interit por edhe ne nivel drejtuesish”.

“Te gjithe tashme e shohin Gosens te afte per te luftuar per nje vend titullari me Dimarcon duke pare formen qe po kalon”.

“Simone Inzaghi ne radhe te pare, e ka ndjekur nga afer dhe i ka treguar drejtuesve se eshte nje Gosens totalisht i ri”.

“Sa per kronike, ka qene Inzaghi ai qe e ka kerkuar Gosens ne dimrin e shkuar kur Inter e ka marre lojtarin per 25 milione plus bonuse nga Atalanta”.

“Pastaj, ka edhe nje detaj shume te rendesishem per te mos e harruar: Inter ka refuzuar tre oferta gjate kesaj merkatoje per lojtarin”.

“Per Gosens kane trokitur ne deren e Interit Bayer Leverkusen, Leicester dhe Wolfsburg per te marre sherbimet e tij, por pergjigja ka qene jo”.

“Kjo edhe per faktin se ofertat kane qene huazim me te drejte blerje, nje formule qe eshte snobuar nga Inter”.

“Por gjithcka ka ndryshuar gjate grumbullimit ne Malte, kur Gosens ka marre gjithcka me seriozitetin e duhur dhe ka bere shume mire duke bindur edhe Inzaghin”.

“Ne merkato kurre mos thuaj kurre, sepse nese vjen nje oferte shume e larte, Inter do te mendohej, por per momentin, me keto kushte qe jemi, Gosens qendron dhe do te jete nje nga ‘blerjet’ e reja te Interit ne merkaton e dimrit”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, del ne pah nje klauzole e papritur ne kontraten me Calhanoglu: “Ne vitin 2024, lojtari mund te…”

Ka qene nje faze e pare shume e mire dhe ne rritje per Hakan Calhanoglu qe ka treguar se mund…

13 mins ago
  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

3 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

3 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

3 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

3 days ago