Categories: MerkatoNe plan te pare

Inter, kush e ka radhen te shitet? Ja lista e lojtareve qe nuk jane ne planet e Spallettit!

Ne qershor Interi beri gjithcka cfare ishte e mundur qe te grumbullonte plusvalencat e kerkuara dhe per hir te vertetes objektivi i UEFA-s u realizua.

Te pakten keshtu mendohet, sepse bilanci duhet te certifikohet me pare nga UEFA qe te quhet e mbyllur, por Interi asnjehere me pare nuk ka pasur ndonje rast me bilance te pacertifikuara, sepse ato mbyllen nga kompani prestigjoze, dhe marzhi i gabimit eshte shume i ulet.

Por ky qershor nuk do te mbahet mend vetem si muaji i shitjeve per plusvalence, por edhe i blerjeve te medha si Radja Nainggolan.

Ne total tek Interi qe prej hapje se merkatos kane ardhur plot pese lojtare: Lautaro Martinez nga Racing, Asamoah nga Juventusi, Stefan De Vrij nga Lazio, Radja Nainggolan nga Roma dhe Matteo Politano nga Sassuolo.

Pas blerjeve, tashme e kane radhen edhe shitjet ne shtepine Inter me shume lojtare qe jane jashte planeve te Spallettit por edhe te klubit qe po tenton te gjeje ndonje sistemim per ata.

Kjo eshte lista e plote me lojtaret qe pritet te largohen kete merkato si ‘te padeshiruar’:

Henrique DALBERT – Braziliani nuk gjeti hapsirat e nevojshme ne sezonin e kaluar dhe ne fund te sezonit u pa si nje shitje e sigurt kete sezon. U perfol se u arrit marreveshje per huazimin e tij me Monaco, por me pas asgje nuk u be. Nese tek Interi do te vije nje lojtar tjeter ne krahun e djathte te mbrojtejs, Interi mund ta huazoje duke qene se ne skuader do te ishte zevendesuesi i pare Danilo D’Ambrosio qe mund te luaje ne te dy krahet e mbrojtjes. Por largimi i tij ne kete moment nuk eshte 100% i sigurt.

Borja VALERO – Spanjolli ka qene gjithashtu poshte pritshmerive ne sezonin e kaluar. Ne ditet paraardhese eshte folur per nje interesim te Villareal. Interi do e pranonte oferten nese do te ishte e kenaqshme natyrisht sepse Borja nuk shifet me si primar.

Matias VECINO – Ai nuk eshte ne shitje, por nese vjen nje oferte 35-40 milione euro Interi nuk do te thoshte jo. Ai ne kete moment nuk shihet si nje titullar nga Spalletti.

EDER – Ai eshte nje nga lojtaret qe shihet si i larguar i sigurt nga mediat. Pritet te transferohet ose ne nje skuader italiane ose ne Kine me ndonje rroge faraonike tek Jiangsu Suning. Antonio

CANDREVA – Ne rast se vjen ndonje lojtar tjeter ne krah (tipi Malcom), ai shihet si i larguari i radhes sepse Interi nuk duket i gatshem te heqe dore nga Karamoh. Gjithesesi largimi i tij varet shume nga dinamikat e merkatos.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Sebastiano Esposito, po sikur te ndodhe ajo qe nuk pritet aspak ne merkaton e janarit? “Po mendohet edhe per…”

Edhe njehere tjeter Sebastiano Esposito po ben qe te flitet per te me shume per ceshtje jashte fushes, se sa…

20 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Skriniar? Optimizem i madh, por me kujdes. Mua me kane thene se…”

Nje nga temat me te nxehta te ketyre javeve ka qene normalisht edhe rinovimi i Milan Skriniar me PSG qe…

20 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah nje shkembim i mundshem me Bayer Leverkusen per Gosens? “Ne Milano mund te vije…”

Nje nga emrat me te perfolur per tu larguar nga Inter gjate merkatos se dimrit eshte pikerisht gjermani Robin Gosens.…

21 hours ago
  • Uncategorized

SERIE A, PUBLIKOHEN PERGJIMET E PRESIDENTIT TE FEDERATES: “Presidentet e Serie A jane kriminele: i pari eshte…”

Nje tjeter skandal ka shperthyer ne futbollin italian: ne ditet e kaluara, pas nje sekuestrimi te nje sasie te madhe…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati nje mini-revolucion ne janar? “Mund te largohen plot tre lojtare: ja emrat. Pas tyre mund te vije edhe…”

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter do te beje nje mini-revolucion ne merkato ne dimrit me lagimet dhe afrimet e…

21 hours ago
  • Uncategorized

BILD ne Gjermani zbulon gjithcka: “Ja emrat e 4 klubeve qe po tentojne te blejne Marcus Thuram. Inter… “

Borussia Mönchengladbach nuk eshte kaq shume e pakenaqur per grumbullimin e Didier Deschamps te Marcus Thuram per Boterorin ne Katar. Per…

22 hours ago