Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,175 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush e ka radhen te shitet? Ja lista e lojtareve qe nuk jane ne planet e Spallettit!

Inter, kush e ka radhen te shitet? Ja lista e lojtareve qe nuk jane ne planet e Spallettit!
Inter Club Staff

Ne qershor Interi beri gjithcka cfare ishte e mundur qe te grumbullonte plusvalencat e kerkuara dhe per hir te vertetes objektivi i UEFA-s u realizua.

Te pakten keshtu mendohet, sepse bilanci duhet te certifikohet me pare nga UEFA qe te quhet e mbyllur, por Interi asnjehere me pare nuk ka pasur ndonje rast me bilance te pacertifikuara, sepse ato mbyllen nga kompani prestigjoze, dhe marzhi i gabimit eshte shume i ulet.

Por ky qershor nuk do te mbahet mend vetem si muaji i shitjeve per plusvalence, por edhe i blerjeve te medha si Radja Nainggolan.

Ne total tek Interi qe prej hapje se merkatos kane ardhur plot pese lojtare: Lautaro Martinez nga Racing, Asamoah nga Juventusi, Stefan De Vrij nga Lazio, Radja Nainggolan nga Roma dhe Matteo Politano nga Sassuolo.

Pas blerjeve, tashme e kane radhen edhe shitjet ne shtepine Inter me shume lojtare qe jane jashte planeve te Spallettit por edhe te klubit qe po tenton te gjeje ndonje sistemim per ata.

Kjo eshte lista e plote me lojtaret qe pritet te largohen kete merkato si ‘te padeshiruar’:

Henrique DALBERT – Braziliani nuk gjeti hapsirat e nevojshme ne sezonin e kaluar dhe ne fund te sezonit u pa si nje shitje e sigurt kete sezon. U perfol se u arrit marreveshje per huazimin e tij me Monaco, por me pas asgje nuk u be. Nese tek Interi do te vije nje lojtar tjeter ne krahun e djathte te mbrojtejs, Interi mund ta huazoje duke qene se ne skuader do te ishte zevendesuesi i pare Danilo D’Ambrosio qe mund te luaje ne te dy krahet e mbrojtjes. Por largimi i tij ne kete moment nuk eshte 100% i sigurt.

Borja VALERO – Spanjolli ka qene gjithashtu poshte pritshmerive ne sezonin e kaluar. Ne ditet paraardhese eshte folur per nje interesim te Villareal. Interi do e pranonte oferten nese do te ishte e kenaqshme natyrisht sepse Borja nuk shifet me si primar.

Matias VECINO – Ai nuk eshte ne shitje, por nese vjen nje oferte 35-40 milione euro Interi nuk do te thoshte jo. Ai ne kete moment nuk shihet si nje titullar nga Spalletti.

EDER – Ai eshte nje nga lojtaret qe shihet si i larguar i sigurt nga mediat. Pritet te transferohet ose ne nje skuader italiane ose ne Kine me ndonje rroge faraonike tek Jiangsu Suning. Antonio

CANDREVA – Ne rast se vjen ndonje lojtar tjeter ne krah (tipi Malcom), ai shihet si i larguari i radhes sepse Interi nuk duket i gatshem te heqe dore nga Karamoh. Gjithesesi largimi i tij varet shume nga dinamikat e merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.