Edhe per Lautaro Mertinez duket se ka pasur nje ndalese te shkurter perpara mikrofonave te Sky Sport pas ndeshjes.
Keto kane qene fjalet e tij te plota:
Cfare do te thote kjo fitore per ju Lautaro? A eshte e rendesishme te kalohet grupi pas 10 viteve?
“Do te thote shume. Kemi bere ate qe duhet te benim dhe duhet te fitonim ndaj nje skuadre qe e mban mire topin.”
“Mungon edhe pak per kualifikimin, por keto tre pike jane vertete shume te rendesishme.”
Tani Interi ka arritur formen e saj me te mire…
“Shpresojme, por duam qe te qendrojme sa me lart te jete e mundur. Kunder Napolit kemi fituar nje takim direkt dhe na ka sherbyer per tu ngritur ne klasifikim. Sot luanim per te kaluar grupin nderkohe.”
Ti a je pak i lodhur? Po pas rinovimit si ndihesh?
“Jam njeriu me i lumtur ne bote qe kam firmosur dhe qe kam gjetur marreveshjen me klubin. Ka qene gjeja qe thoja dhe doja qe gjithmone.”
“Une dhe familja ime jemi shume te lumtur qe te qendrojme tek Interi dhe une tek Interi jam i lumtur per besimin qe kane tek une.”
“Mbase ne nivel personal nuk ka qene nje nate per tu mbajtur mend, por e rendesishme eshte qe skuadra fitoi sot.”
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…