Eshte folur shume ne oret e fundit per moshen e lojtareve te Interit dhe sidomos per moshen e lojtareve qe po blihen.
Eshte folur per njerez si Arturp Vidal dhe Aleksandar Kolarov, te cilet jane te gatshem te sjellin eksperience tek Interi.
Por nuk duhet harruar se Interi, ne pritje qe te mbylle blerje te tjera, ka afruar edhe nje si Achraf Hakimi, klasi i 1998.
Kete gje e nenvizon e perditshmja italiane Libero, e cila ka vene fokusin e saj te mosha e skuadres se Interit dhe ka theksuar se si “po mashtrohet shume me historine e moshes se blerjeve te reja.”
“Per sa i perket moshes, duhet vene mbi te gjitha, blerja e Hakimi, qe sipas planeve aktuale mbetet perjashtimi i merkatos.”
“Eshte i ri dhe ka kushtuar 40 milione euro. Ai me moshen e tij 21 vjecare, do te jete nje titullar i padiskutueshem i skuadres.”
“Eshte nje lojtar qe do te ule keshtu ndjeshem moshen e skuadres se pare te Interit.”
“Por mos harroni edhe dicka tjeter: mosha mesatare e formacionit qe luajti ne finalen e Europa League ishte 28,27 vjec dhe me futjen ne kete formacion te Hakimi ne te djathte dhe Vidal ne mesfsushe do te ulej ne 28.09 vjec.”
“Por edhe nese fusim Kolarov ne vend te Young, asgje nuk do te ndryshonte, sepse ata kane te njejten moshe.”
“Zikalterit nderkohe kane gati nje shtylle kurrizore per nje te neserme me te mire edhe per shkak se kane lojtare te rinj ne perberje qe mund te jene kontigjent i Interit per shume vite me radhe.
“Keshtu, DeVrij (28), Bastoni (21), Skriniar (25), Barella (23), Hakimi (21), Sensi (25), Eriksen (28), Brozovic (27), Lukaku (27) e Lautaro (23), nuk jane aspak lojtare te vjeter por totalisht e kunderta e fjales ‘se vjeter’.”
“Ata te gjithe mund te konsiderohen titullare te ketij Interi. Por duhet thene ama se me moshe me te larte, arrihet te fitohet.”
“Skuadrat qe fitojne me lojtare te rinj jane shume pak per te mos thene se nuk ekzistojne fare. Te pakten ne Itali jo njehere.”
“Kete vit qe u mbyll, Juventusi ka pasur ne fushe nje formacion me moshe mesatare totale 29,2 vjec, e te mos harrojme se Interi i Tripletes kishte nje moshe mesatare 30 vjecare.”
Jane shume lojtaret e Interit qe kane merkato, mbi te gjitha jashte Italise, dhe njeri prej tyre pritet te kaloje…
Nder shume emrat qe Inter ka ne liste per krahun e majte per post-Gosens, ne rast largimi te gjermanit, eshte…
Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes, duket se ka perdorur te gjithe optimizmin e tij per te folur per Romelu Lukaku…
Mungesa e grumbullimit ne Boteror me siguri ka qene nje goditje shume e rende per Robin Gosens. Ai eshte lene…
Pasi eshte arkivuar fitorja 6-1 ndaj Bolognes, Inter i Simone Inzaghit eshte ne pune direkt per te pergatitur ndeshjen e…
Liga e Futbollit ne Itali ka prezantuar diten e sotme ne menyre zyrtare oraret dhe datat e ndeshjev te Serie…