Categories: Ne plan te pare

Shperthen gazetari i njohur Italian: “Inter, cfare po ben? Me duket se po kapeni me lojtari ne gabuar: askush te mos preke…”

Ne editorialin e tij per FcInter1908, gazetari i njohur Alfio Musmarra ka shperthyer ne mbrojtje te nje lojtar qe shihet si i larguar kete sezon.

Sipas tij, Interi ka ndryshuar politike ne menyre te dukshme pas takimit te drejtuesve ne Villa Bellini, por Interi po kapet me lojtarin e gabuar per te fituar para ne merkato.

“Me lejoni te bej nje reflektim te fundit. Pertej deklaratave te Piero Ausilios ne ditet e kaluara, Milan Skriniar duket se eshte ne listen e te larguarve.”

“Per te bere merkato, eshte e nevojshme qe te shitet me patjeter dhe me nje oferte te mire, sllovaku mund te shitet: eshte kjo qe thone te gjitha mediat.”

“Po, pikerisht ai qe vetem nje sezon me pare hoqi dore nga agjenti i tij vetem e vetem qe te qendronte me cdo kusht tek Interi sepse ai po punonte per ta cuar diku tjeter me rroge me te larte.”

“Ne ate pike, ai u paraqit i vetem ne seline e Interit, pa asnje agjent, dhe donte te qendronte me cdo kusht tek Interi. Nje deshire qe i kushtoi vendin e punes agjentit qe e kishte zbuluar ne Sllovaki.”

“Ai beri sikur nuk degjoi as sirenat e United e as ato te Real Madrid, qe e kishin me shume se nje mendim per te.”

“Sa lojtare mund ta bejne kete gje sot per sot? Askush. E eshte e vertete qe Skriniar ka pasur nje sezon te komplikuar, por kjo sepse nuk eshte adaptuar mire me skemen me tre.”

“Gjithesesi, ai e ka treguar ne cdo rast se pertej se eshte nje lojtar shume i mire, ai i dashuron me te vertete keto ngjyra.”

“Vetem per kete qe ka bere meriton qe te behet kapiten i ardhshem i kesaj skuadre dhe jo te nxiret ne merkato keshtu.”

“Keshtu, kam nje pyetje per Interin dhe per ata qe drejtojne tek Interi: cfare dreqin po beni?”

“Me duket se po kapeni me lojtarin e gabuar: Skriniar nuk preket. Interi duhet ti perkase interistave. Pikerisht si ai.”

“E kuptoj edhe se Conte do blerje dhe per te arritur te keto blerje, duhet te shiten lojtare me pare.”

“Por pse te heqim dore nga nje i forte per te marre nje te forte tjeter e per tu dobesuar ne nje repart tjeter?”

“Skriniar po kalohet ne kete moment si nje barre e Interit por ne fakt nuk eshte aspak i tille: ai eshte nje lojtar i besueshem.”

“Pastaj, sa afer ishte Interi kete sezon qe te ndryshonte tranjer dhe skeme? Shume me duket. Po nese ndodh dicka shume shpejt, atehere, kush do e marre persiper fajin e largimit te nje si Skriniar?”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E PABESUESHME – Termet te Juventusi: “Jep doreheqjen Agnelli, Nedved dhe cdo drejtues: rrezik falimetimi?”

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur ne keto caste te Juventusi ku kane dhene doreheqjen te gjithe drejtuesit e klubit.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Ivan Perisic, cfare fjalesh: “Doni te verteten? Inter me mungon shume. Shume shpejt do jem ne Milano per…”

Ivan Perisic rikthehet te flase per Interin dhe kete gje e ben direkt nga Katari, vetem nje dite pas fitores…

9 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY SPORT – Kamerun, Andre Onana ka marre vendimin perfundimtar per Katar 2022

Nje dite per tu mbajtur mend per Andre Onana (normalisht jo per mire...) per te gjitha ato qe kane ndodhur…

9 hours ago
  • Uncategorized

Rafa Benitez sulmon: “Thone se kam deshtuar te Inter por nuk thone aspak se Inter mua nuk me…”

Diten e sotme, Rafa Benitez ka dhene nje interviste per Tuttosport, ku ka folur per Napolin, por eshte ndalur edhe…

10 hours ago
  • Uncategorized

Antonio Cassano i shtang te gjithe: “Te isha si Inter do e shisja Bastonin qe neser: ne vend te tij do merrja direkt…”

Antonio Cassano ka qene si gjithmone prezent ne Bobo TV, ku kesaj radhe ka dashur te jape nje keshille per…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Pa zhurme, nje lojtar tek Inter sapo ka rinovuar per 2 sezone: ja detajet.”

Tek Inter eshte nje periudhe teper e nxehte per sa i perket merkatos ne hyrje, merkatos ne dalje, por edhe…

11 hours ago