Categories: Uncategorized

Inter, zbulohet pergjigja e Marottes per Wanden pasi ajo i kerkoi transferimin tek Juventusi: “Llogarit 20 milione me shume se cdo oferte tjeter.”

Qe e ardhmja e Mauro Icardit nuk eshte te Interi, tashme nuk ka njeri ne rruzullin tokesor qe nuk e di. 

Por ajo qe nuk dihet eshte se ku do te shkoje ai ne te sezonin e ri sepse asgje nuk eshte vendosur per te ardhmen e tij.

Ne diten e kaluara kemi lexuar nga te gjitha historite qe ne Spanje e duke kaluar ne Angli e duke perfunduar ne France dhe Itali.

Fillimisht u perfol se Icardi kishte prishur mardheniet me Paris Saint-Germain dhe ishte kthyer ne Milano pa lejen perkatese.

Me pas kjo teori u hodh menjehere poshte duke dale ne pah teoria tjeter qe e shikonte Icardin me nje te ardhme ne Paris dhe me PSG qe do te ekzekutonte te drejten e blerjes.

Me pas lajmet nga Spanja: Atletico Madrid dhe Simeone jane pas tij por oferta e tyre eshte e ulet ne krahasim me ate qe kerkon Interi.

Por ka pasur edhe lajme nga Anglia me skuadra si Manchester City dhe Manchester United qe shihen si te interesuara per te.

Gjithesesi, ne te gjithe keto histori merkatoje, dicka te bie ne sy me shume se te tjerat: po Juventusi, ku ka perfunduar?

Ku ka perfunduar skuadra me e interesuar per Mauro Icardin ne Europe, nje skuader qe do te bente cmendurira per te?

Me sa duket, ka nje prapaskene per te gjithe kete, dhe zerat per nje transferim te tij ne Spanje apo nje qendrim ne France, prandaj jane bere kaq shume te forte.

Keshtu, duket se Wanda ka tentuar ti beje presion Marottes per ta transferuar Icardin tek Juventusi duke i thene se Mauro do te refuzoje cdo oferte dhe do te pranoje vetem nje oferte qe vjen nga Juventusi.

Wanda i ka thene Marottes se klubi nga Torino deshiron te paguaje po aq sa PSG per lojtarin, 70 milione euro dhe nuk shikon arsye se pse Interin nuk duhet ta leri te transferoje ne Torino argjentinasin.

Por me sa duket pergjigja e Marottes ka lene pa fjale Wanden dhe Mauron dhe ka qene shume e prere: nese per PSG Mauro Icardi kushton 70 milione euro, per Juventusin kushtin 20 milione euro me shume.

Po po, 20 milione euro se oferta me e larte qe do te vije per te. Dhe Interi ne kete mes nuk degjon oferta me te ulta se 70 milione euro.

Ketu ka marre kthese perfundimisht ceshtja Icardi-Juventus, duke qene se kartonin e tij e ka ne dore Interi dhe Zhang dhe Marotta jane armiqte me te medhenj te kesaj tratative.

Interi ne kete moment po shpreson qe Paris Saint-Germain ta ushtroje te drejten e blerjes dhe Icardi te jete dakort me kete destinacion.

Ne kete periudhe krize, 70 milione euro per Interin nga nje futbollist jashte planeve te skuadres do te ishin nje dhurate nga qielli.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon gjithcka: “Pese lojtare over 30 ne skadence kontrate: ja plani i Interit. I sigurt per rinovimin eshte…”

Inter eshte gati te blindoje Milan Skriniar, nderkohe qe per lojtaret mbi 30 vjec ne skadence ne qershor 2023 ka…

6 hours ago
  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

1 day ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

1 day ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

1 day ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

1 day ago