Duket se sezoni i pare i Joaquin Correa me skuadren e Interit nuk ka qene shume me fat per shkak te disa problemeve fizike.
Lojtari ka pesuar tre demtime, por dy prej tyre kane ardhur ne menyre vertete te pafat: njehere per shkak te nje perplasje me nje kundershtar demtoi legenin.
Nderkohe, njehere tjeter, ne Kupen e Italise, vetem pak dite me pare, kur lojtari i Empolit i hipi persiper dhe e dergoi Tucun drejt nje demtimi tjeter muskular per shkak te peshes.
Por cfare demtimi ka pesuar ai? Sa do te mungoje nga fushat e lojes? Per kete ka folur La Gazzetta dello Sport.
Ata jane munduar te qetesojne te gjithe popullin zikalter duke treguar pak a shume se sa mund te mungoje argjentinasi.
“Ne kete moment qe po flasim, ndjesite nuk jane negative per Tucu edhe pse ai ka dale ne lot nga fusha e lojes.”
“Flitet se demtimi i tij eshte i shkalles se pare, dhe do te jete jashte rreth 20 dite, pra tre jave. Me fjale te pakta, argjentinasi do te humbase Venezian dhe derbin.”
“Normalisht sot do te jepet edhe konfirmimi per demtimin e tij, por nga lajmet e para, flitet se ky eshte demtimi. Lotet? Thjeshte inat i momentit me veten se pse u demtua ne momentin qe sapo ishte rikthyer.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…