Categories: Ne plan te pare

Inter-Milan, klubi zikalter paralajmeron nje koreografi gjigande ne prag te derbit: ja detajet

Duhet te kthehemi shume prapa ne kohe qe te shohim nje pritshmeri kaq te madhe per nje derbi. 

Nga njera ane eshte Interi, e mbushur me entuziazem dhe me vetebesim pas gjashte fitoreve ndermjet Serie A dhe Champions League (ku zikalterit kane 6 pike te plota).

Ndersa nga ana tjeter eshte Milani e cila ka pasur jo pak turbulenca gjate rruges, por ka treguar se eshte nje skuader e mire deri me tani dhe ka arritur qe te beje mjaftueshem pike.

Sot jemi vetem 3 dite larg dhe per te gjithe (sidomos per tifozet) duket se ka filluar numerimi mbrapsht per derbin numer 169 te Serie A.

E diela, ora 20:30, stadiumi “Giuseppe Meazza” do te jete teatri i nje sfide spektakolare qe do te paralizoje per 90 minuta nje qytet te tere dhe do te mbaje parpara televizionit me miliona tifoze rreth e rrotull botes.

Por per kete ndeshje speciale, Interi ka bere me dije se ka rezervuar nje koreografi speciale. Ja cfare ka shkruar klubi zikalter ne faqen e saj zyrtare:

“MILANO – Sapo kemi hyre ne klimen e Derbit te Milanos. Ka filluar edhe numerimi mbrapsht. Per ti dhene mbeshtetjen e duhur djemve te Luciano Spallettit do te duhet nje San Siro me ngjyra zikalter:

Tifozet e Interit qe do te jene prezent ne stadium do te jene protagoniste te nje koreografie speciale e cila do te perbehet nga mijera flamuj zikalter te cilat jane gati per tu valvitur ne qiellin e Milanos perpara ndeshjes. Hapja e dyerve te stadiumit kesaj radhe do te behet qe ne oren 17:30. Keshillohet qe stadiumi te arrihet qe me pare per te evituar radhet e gjata. Nderkohe, lart flamujt tane, le te ngjyrosim stadiumin “Meazza” zikalter! Forza Inter!”

Kjo ka qene komunikata e Interit qe ka karikuar jo pak tifozet zikalter!

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter shume i shemtuar ndja Barcelones, per 90 minuta kane vetem…”

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano, ka folur perseri ne profilin e ti ne Instagram, duke folur keshtu per ndeshjet ne…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kemi me ne fund nje date per rikthimin e Romelu Lukaku? “Me sa duket eshte bere me dije se ai do luaje ndaj…”

Rekuperimi i Romelu Lukaku do te jete shume i rendesishem per Interin por Simone Inzaghi do te duhet ende te…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Bastoni: “Jane thene shume gjera te paverteta per ne. Te jeni te sigurt se asnjeri nuk…”

Alessandro Bastoni, mbrojtesi i Interit ka folur diten e sotme per mikrofonat e Sport Mediaset per fitoren ndaj Barcelones dhe…

12 hours ago
  • Uncategorized

FcIN – Inter, lihet takimi surprize me agjentin e Calhaniglu? “Ja cfare po ndodh: me sa duket ne mes eshte…”

Pardje me nje te djathte kirurgjike i ka dhuruar Interit nje fitore shume te rendesishme kunder skuadres se Barcelones. Sot…

12 hours ago
  • Uncategorized

Materazzi paralajmeron Skriniar: “Kam vetem nje keshille per te: nese largohet nga Inter ai nuk e di se cfare…”

Mesazhi vjen direkt dhe i forte nga nje ikone e Interit qe ka bere historine me fanellen zikalter: direkt nga…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin shume ashper: “Inzaghi? Me duket e pabesueshme se si nuk thuhet se pas ndeshjes me Barcen ai…”

Inter ka fituar me Barcelonen nje ndeshje shume delikate dhe normalisht merite per kete ka pasur edhe tranjeri Inzaghi. E…

13 hours ago