Categories: Ne plan te pare

Inter, Moratti zbulon: “Nese sot do te isha President i Interit do te kisha blere menjehere nje lojtar: ja emri.”

Ne javen e Inter-Napoli, per mediat ka folur Massimo Moratti i cili ka dhene nje interviste teper te bukur per il Mattino.

Ish-presidenti i Interit, ka dhene nje kuadro te asaj qe mendos per Interin e sotshem dhe gjithcka e ka nisur edhe me nje mendim per Inzaghi dhe Conte.

“Simone eshte nje djalosh per se mbari, totalisht i kundert ne karakter me Conten. Me pelqen sepse po ben Interin te luaje shume mire.”

“Ka nje mbeshtetje te pakushtezuar nga klubi. Nuk ka nevoje per asgje per te dhene maksimumin ne fushen e lojes.”

Inter-Napoli?

“Per mendimin tim eshte nje rrezik i madh vetem per Interin qe nuk mund ti lejoje vetes qe te humbase kete ndeshje.”

“Napoli duhet te shohe Milanin, qe e ka afer, por nuk duhet te vrase mendjen per Interin ne kete moment se eshte shtate pike larg.”

“Pra, nje humbje per ta edhe mund te ndodhe. Por per Interin jo, do te thote mire u pafshim vend i pare per shume kohe.”

Cfare mendon per Insigne? Ti si President i Interit, do e kishe blere?

“Do te bente mire Insigne ne cdo skuader ku do te luante. Ai ka gjithmone dicka me shume se te tjeret kur luan futboll.”

“Duke pare se eshte ne skadence kontrate nuk duhet ndonje sforco e madhe per ta marre. Normalisht qe po, do te ishte nje blerje e bere nga une. Mendoj se eshte nje blerje shume e mire.”

Si me nje te kaluar si ish-Interist, cfare mendon per Spallettin?

“Tranjeret kane te gjithe karakteristika te mira dhe ne fillim i pelqejne gjithmone presidenteve. Por pastaj ndryshohet ideja.”

“Kam ndjesine se ai do te dije te mbaje shpritin e duhur te Napoli per shume kohe. Me duket sikur do kete sukses te Napoli.”

Po Maradona, cfare mendon per te?

“Nje superkampion ne fushe dhe nje njeri i drejte jashte fushe. Ka qene nje kenaqesi te flisja me te per futboll por jo vetem.”

Futbolli duhet te drejtohet si nje kompani?

“Nuk e kam pare kurre keshtu, por kam gabuar une qe nuk e kam pare kurre keshtu. De Laurentiis qe e njoh qe prej gjithmone e ka marre Napolin dhe e ka nisur nga zero, nga Serie C.”

“Ka ndertuar gjerat me qetesi, dalengadale, pa bere cmendurira. Ka vene klubin ne ca shina te rendesishme per te qene e shendetshme gjithmone. Ka merita te medha per kete qe ka arritur.”

Polemika arbitrale?

“VAR nuk ka ndihmuar qe te zerohen polemikat. Heq disa polemika por shton disa te tjera. Per mua VAR nuk bind dhe ka hequr edhe emocionin e golit te menjehershem.”

“Penalltia ndaj Ronaldos? E kam thene. Ate penallti nuk do te na e jepnin as me VAR. Nuk eshte se kishin turp apo nuk e pane se ishte penallti…”

Nje koment per Super League:

“Aspekti i rezultateve sportive ne fushe nuk mund te fshihet. Juventus, Barcelona dhe Real Madrid luajne te fakti se meritojne me shume para, por pa tifozet nuk mund ta bejne dicka te tille.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Marco Barzaghi zbulon: “Ausilio do te shkoje ne Katar dhe do te ndjeke me kujdes te madh vetem nje emer per Interin”.

Direkt nga kanali i tij ne YouTube, ku zakonisht jep te rejat e fundit rreth merkatos, Marco Barzaghi eshte ndalur…

2 hours ago
  • Uncategorized

INTER, LAJME SHUME TE MIRA NGA BIG ROM: “Mediat hollandeze zbulojne se ai diten e djeshme ne Katar ka…”

Vine lajme shume te mira nderkohe nga Kuwait, ku eshte edhe vendi i grumbullimit te Kombetares se Belgjikes. Gjithcka ka…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nje lojtar ne rrezik te forte per te humbur boterorin? “Ka pesuar nje demtim ne gju: mbetet per…”

Me sa duket, ka nje lajm shqetesues per sa i perket nje nga lojtareve te Interit qe eshte i grumbulluar…

2 hours ago
  • Uncategorized

Hernanes i habit te gjithe: “Vetem nje skuader ne Serie A mund te ndaloje kete Napoli: jo Inter por…”

Diten e sotme, ish-lojtari i Interit dhe i Lazios (por per pak muaj edhe i Juventusit), Hernanes, ka folur per…

6 hours ago
  • Uncategorized

TS zbulon: “Shtate lojtare ne skadence kontrate: kater do te qendrojne dhe tre do te largohen: ja emrat”.

Fjalet e Beppe Marotta ne prezantimin e djeshem te librit te Marco Bellinazzo kane qene teper te rendesishme. Drejtuesi me…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, nga La Liga del nje tjeter emer ne pah per skuadren e se ardhmes? “Vetem 12 dite me pare ka mbushur…”

Kemi nje emer te ri per mesfushen e Interit dhe vjen direkt nga La Liga: behet fjale per , nje…

6 hours ago