Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 13, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Moratti zbulon: “Nese sot do te isha President i Interit do te kisha blere menjehere nje lojtar: ja emri.”

Inter, Moratti zbulon: “Nese sot do te isha President i Interit do te kisha blere menjehere nje lojtar: ja emri.”
Inter Club Staff

Ne javen e Inter-Napoli, per mediat ka folur Massimo Moratti i cili ka dhene nje interviste teper te bukur per il Mattino.

Ish-presidenti i Interit, ka dhene nje kuadro te asaj qe mendos per Interin e sotshem dhe gjithcka e ka nisur edhe me nje mendim per Inzaghi dhe Conte.

“Simone eshte nje djalosh per se mbari, totalisht i kundert ne karakter me Conten. Me pelqen sepse po ben Interin te luaje shume mire.”

“Ka nje mbeshtetje te pakushtezuar nga klubi. Nuk ka nevoje per asgje per te dhene maksimumin ne fushen e lojes.”

Inter-Napoli?

“Per mendimin tim eshte nje rrezik i madh vetem per Interin qe nuk mund ti lejoje vetes qe te humbase kete ndeshje.”

“Napoli duhet te shohe Milanin, qe e ka afer, por nuk duhet te vrase mendjen per Interin ne kete moment se eshte shtate pike larg.”

“Pra, nje humbje per ta edhe mund te ndodhe. Por per Interin jo, do te thote mire u pafshim vend i pare per shume kohe.”

Cfare mendon per Insigne? Ti si President i Interit, do e kishe blere?

“Do te bente mire Insigne ne cdo skuader ku do te luante. Ai ka gjithmone dicka me shume se te tjeret kur luan futboll.”

“Duke pare se eshte ne skadence kontrate nuk duhet ndonje sforco e madhe per ta marre. Normalisht qe po, do te ishte nje blerje e bere nga une. Mendoj se eshte nje blerje shume e mire.”

Si me nje te kaluar si ish-Interist, cfare mendon per Spallettin?

“Tranjeret kane te gjithe karakteristika te mira dhe ne fillim i pelqejne gjithmone presidenteve. Por pastaj ndryshohet ideja.”

“Kam ndjesine se ai do te dije te mbaje shpritin e duhur te Napoli per shume kohe. Me duket sikur do kete sukses te Napoli.”

Po Maradona, cfare mendon per te?

“Nje superkampion ne fushe dhe nje njeri i drejte jashte fushe. Ka qene nje kenaqesi te flisja me te per futboll por jo vetem.”

Futbolli duhet te drejtohet si nje kompani?

“Nuk e kam pare kurre keshtu, por kam gabuar une qe nuk e kam pare kurre keshtu. De Laurentiis qe e njoh qe prej gjithmone e ka marre Napolin dhe e ka nisur nga zero, nga Serie C.”

“Ka ndertuar gjerat me qetesi, dalengadale, pa bere cmendurira. Ka vene klubin ne ca shina te rendesishme per te qene e shendetshme gjithmone. Ka merita te medha per kete qe ka arritur.”

Polemika arbitrale?

“VAR nuk ka ndihmuar qe te zerohen polemikat. Heq disa polemika por shton disa te tjera. Per mua VAR nuk bind dhe ka hequr edhe emocionin e golit te menjehershem.”

“Penalltia ndaj Ronaldos? E kam thene. Ate penallti nuk do te na e jepnin as me VAR. Nuk eshte se kishin turp apo nuk e pane se ishte penallti…”

Nje koment per Super League:

“Aspekti i rezultateve sportive ne fushe nuk mund te fshihet. Juventus, Barcelona dhe Real Madrid luajne te fakti se meritojne me shume para, por pa tifozet nuk mund ta bejne dicka te tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.