Categories: Uncategorized

Inter, ne sulm do te kete nje rikthim te bujshem? Ja emri i fundit i propozuar nga Ausilio per Marotten!

E veshtire sot te thuash se kush do te jete katershja e sulmit te Interit ne sezonin qe po vjen, 2020-2021.

Sot per sot, vetem Romelu Lukaku eshte nje qendrim i sigurt ne Milano nga e gjithe bateria e sulmuesve ne skuadren zikalter.

Tashme situata e te tjereve njihet: Lautaro Martinez me te gjitha gjasat do te transferohet tek Barcelona.

Esposito ne kerkim te minutave te nje skuader e dores se dyte ne Serie A ose Serie B dhe ne fund, Alexis Sanchez do te rikthehet andej nga ka ardhur, ne Manchester.

Por Interi ne kete moment po mendon jo vetem per ata qe do te largohen, por edhe per lojtaret qe do te vijne.

Kjo sepse jane plot tre lojtare qe duhet te gjenden ne merkato per te plotesuar nje nga repartet me te rendesishme ne skuader.

Nderkohe qe eshte folur per emra te kalibrit Dries Mertens (do rinovoje me Napolin), Giroud (ka rinovuar me Chelsean), Edinson Cavani (ne bisedime e siper per te ardhur me parameter zero), apo Timo Werner (shihet si post-Lautaro ideal por per te ekziston konkurence e madhe), diten e sotme ka dale ne pah nje emer i ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ka qene pikerisht Piero Ausilio njeriu qe ka dhene idene per nje rikthim te bujshem qe do te bente te diskutohej jo pak ne sulmin e Interit.

Behet fjale per Andrea Pinamontin, talentin e ri zikalter te huazuar tek Genoa qe do te vinte tek Interi per te zene vendin e sulmuesit te katert.

Gazzetta shkruan: “E veshtire sot te gjesh identikitin perfekt, por eshte shume e thjeshte te imagjinohet nje rikthim ne shtepi i Andrea Pinamontit.”

“Ai u shit tek Genoa per te fituar para per FPF por ne mes eshte nje marreveshje per ta rikthyer ne shtepi. Nje tip huazimi i formuluar ndryshe me pak fjale.”

“Ne kete moment nuk ka asgje te shkruar, por nje marreveshje verbale ndermjet klubeve qe kane nje mardhenie shume te mire.”

“Por ideja e Piero Ausilios nuk eshte me qe Pinamonti te rikthehet ne shtepi dhe te largohet perseri. Por ai i ka propozuar Marottes dhe Contes qe Pinamonti te rikthehet per te qendruar si sulmuesi i katert i Interit.”

“Ai eshte perfekt edhe per listen UEFA, sepse ka dale nga akademia zikalter. Nje plus shume i madh kjo per te.”

“Tashme topi ka kaluar totalisht te Conte: ai duhet te vleresoje nese Andrea Pinamonti do ishte i vlefshem si nje nga kater sulmuesit e Interit qe do te luftoje per titull, apo jo.”

“Por ekziston edhe teoria tjeter: Interi ta nisi sezonin me pese sulmues ne kontigjentin e saj dhe Pinamonti te ishte sulmuesi i peste. Edhe pse shihet si nje opsion me i veshtire.”

“Interi po mendohet: Pinamonti mund te rikthehet ne shtepi per te qendruar. Do te ishte nje rikthim i bujshem.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

6 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

7 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

7 hours ago