Categories: Ne plan te pare

Inter, nje San Siro rekord ne tre ndeshjet e ardhshme: 210 mije tifoze dhe 12 milione euro: ja detajet

Pak a shume rreth 210.000 spektatore do te zbarkojne ne San Siro ne tre ndeshjet e ardhshme ne shtepi te Interit, ndeshje ku Icardi dhe shoket e tij do ti luajne menjehere pas pushimit te kombetareve. 

Gjithcka fillon me derbin ndaj Milanit te dielen e 21 tetorit, me pas e ka radhen Genoa ne daten 3 nentor dhe pastaj perballja prestigjoze me Barcelonen ne Champions qe do te luhet ne daten 6 nentor.

Dy sold out jane arritur deri me tani, por po shkon me ritme shume te larta edhe shitja e biletave ndaj Genoas.

Sipas asaj qe zbulon Corriere dello Sport, Interi do te perfitoje plot 12 milione euro nga shitja e biletave.

Numri i tifozeve qe mund te mbaje San Siro eshte ulur lehte vitet e fundit per shkak te disa punimeve qe jane bere brenda ne impiant, por ato dhjetra karrige me pak te humbura nga rikostruksioni (gjithesesi numri maksimal i tifozve eshte me i larte se 78.000 persona dhe 78.328 jane vendet qe skuadrat mund te shesin duke hequr ato te gazetareve) nuk do e ndalojne dot Interin qe te festoje dy ndeshje sold out.

Rekordi absolut per Serie A eshte vendosur pikerisht nga zikalterit ne ndeshjen e vjetshme Inter-Juventus ku u perfituan 5,297.508 euro dhe pritet qe ky rekord te mos thyhet, por e sigurt qe kuota e 5 milione eurove te perfituara do te kapet.

Mjafton te shikoni se sa bileta kane mbetur ne qarkullim (shikoni faqen zyrtare te klubit ne internet ose ate te Milanit per te pare sa vende tek sektori i miqve kane mbetur):

shitja e lire e biletave te sektorit te Milanit do te filloje te enjten, por duke pare entuziazmin per derbin, keto bileta do te shiten menjehere gjithashtu duke sjelle perfitime te tjera edhe per Interin.

Nderkohe, akoma me i larte do te jete perfitimi per ndeshjen ndaj Barcelones: vendin e pare ne Europe per bileta te shitura e ka vendosur Roma vjet ne gjysmefinalen e Champions ndaj Liverpool me 5.545.187 euro dhe pritet te mos arrihet dot gjithesesi.

Por deri me tani shitjet kane pasur nje ritem te cmendur dhe faqen zyrtare t e Interit dhe pothuajse cdo sektor eshte sold out.

Por ndermjet ketyre dy ndeshjeve te medha do te jete edhe nje Inter-Genoa qe ndoshta nuk ka te njejten hijeshi si Barcelona apo Milani, por fakti qe do te luhet te shtunen ne oren 15:00 dhe promocioni per te gjitha Inter Clubet ne Itali dhe Bote ka pasur nje promocion nga Interi ku biletat per anetaret zyrtare kane qene 10 euro per terzo anello rosso dhe 20 euro per secondo anello rosso.

Ne kte ndeshje gjithashtu me siguri Interi do e kaloje numrin e 65 mije tifozeve ne stadium.

Nderkohe, ne 4 sfidat e para ne Meazza kete sezon, zikalterit kane pasur nje mesatare tifozesh prej 57.528 personash qe me siguri do te rritet akoma me shume.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA UK – Inter, alarm ne merkato? “Liverpool po futet ne mes per objektivin zikalter: Klopp kerkon…”.

Inter eshte teper aktive ne merkato dhe kjo gje eshte vene re edhe nga udhetimi i fundit i Piero Ausilios…

10 hours ago
  • Uncategorized

Hakimi, cfare prapaskene: “Ja kush ka zbuluar deshiren e tij te madhe per tu kthyer ne Milano: pikerisht… “

Diten e sotme nje lajm i mengjesit, direkt nga Corriere dello Sport, qe fliste per rikthimin e Hakimit ne Milano…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ka nje keshille ‘te arte’ per Inzaghin: “Ai duhet te aktivizoje gjithmone titullare nje dyshe si…”

Beppe Bergomi, diten e sotme eshte ndalur per Sky Sport, ku ka folur edhe njehere per Interin dhe per pjesen…

10 hours ago
  • Uncategorized

Ish-lojtari zikalter tregohet i sinqerte: “Luaja per Interin, por nuk isha ne lartesine e Interit: pyesja veten se cfare…”

Ne nje prej intervistave te bukura qe lojtaret keto kohe kane dhene per Cronache di Spogliatoio, i ftuar ka qene edhe…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Per mua eshte thene nje genjeshter e madhe: ne asnje moment nuk kam…”

Nje interviste shume e gjate dhe e bukur nga La Gazetta dello Sport me Kristjan Asllanin, qe edhe njehere ka…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gjest madheshtor i Milan Skriniar ne drejtim te portierit te trete, Cordaz: “Kapiteni i Interit ka…”

Ne menyra te tilla, nje skuader ndertohet, duke respektuar veteranet, me gjeste te vogla por qe kane shume kuptim. Keshtu…

10 hours ago