Categories: Merkato

Inter, objektivi është një thesar prej 40 milionësh. Nevojiten për krahun e djathtë: në fletoren e Mancios katër emra

Vazhdon gjuetia e Interit për lojtarin i cili do ta kompletonte repartin e sulmit. Agjentët 007 të zikaltërve, janë vënë në punë që t’i dhurojnë Mancinit një sulmues krahu të cilit ai ia ka shumë nevojën. Gazzetta dello Sport raporton për këtë situatë. “Mancini ka dy ëndrra: e para quhet Domenico Berardi i Sassuolos, për të cilin Juventus ka më shumë se një premtim. Më i prekshëm, Manolo Gabbiadini: Mancini ka provuar ta transferojë dy herë, por tani ish-lojtari i Bolognas dëshiron të jetë diku ku do të mund të luaj”.

Këta janë qëllimet parësore sipas të përditshmes milaneze, që më pas konfirmon edhe emra të tjerë nga lista e Mancinit: “Në këtë listë të konsideruar si listë e majtakëve, qëndron lartë edhe Candreva. Tashmë flitet se ka pasur kontakte në mes të Interit dhe Lotitos: italiani anon nga ana e Atletico Madrid – që është shumë afër ta kompletojë transferimin e Gaitan nga Benfica-, por në të njëjtën kohë e sheh me një sy të mirë qëndrimin në Itali me Interin. Zikaltërit i kanë ofruar Ranocchian edhe Biabiany. Në fund, një mundësi nga jashtë: quhet Marlos, brazilian, Shakhtar Donetsk. Nevojiten të paktën dhjetë milionë euro. Ja pse tashmë ka filluar puna për ta siguruar thesarin: objektivi 40 milionë”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: BerardicandrevaGabbiadiniMarlosmerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

18 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

18 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

18 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

18 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

1 day ago