Eshte mbyllur keshtu aventura europiane per Interin, edhe pse me shume pendesa per ate qe dha skuadra ne fushe.
Zikalterit me siguri kane merituar me shume ne dy ndeshjet ndaj Liverpool, por golat e shenuar nga anglezet ne ndeshjen e pare derguan ne shtepi skuadren e Inzaghit.
Pikerisht per kete te fundit ka folur Tuttosport sot, e cila ka treguar se si Inzaghi edhe pse me largime te medha, ka mbajtur koken e Interit lart ne europe.
“Kush do e kishte menduar ne vere pas largimit te Lukaku me shoke e Inter do te luante si e barabarte me Liverpool?”
“Me siguri shume pak. Shume shume pak. Kur ishte Conte, Inter nuk ja doli dot kurre te arrinte kete nivel ne Europe.”
“Kur ishte Spalletti, gjithashtu jo. Nderkohe, me Simone Inzaghi, me nje skuader ne leter me te dobet, po.”
“Meriton vleresim tekniku i Interit ne kete moment dhe me sa duket nga Interi dhe Zhang ai eshte gati te marre nje vleresim teper te madh.”
“Per tranjerin eshte gati nje rinovim, me kontraten qe do te shtyhej edhe dy vite me shume deri ne 2025 nga skadenca aktuale. Nje dhurate me te madhe se kaq, nuk ka.”
“Por normalisht mendja te kampionati njehere. Aty Inzaghi duhet te vazhdoje te jape maksimumin sepse Interi do yllin e dyte ne fanelle.”
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…