Pasi qe ka mirepritur Nainggolan sot me nje konference per shtyp, Interi po punon per goditjen e ardhshme ne merkato.
Ne vecanti, njerezit e merkatos zikalter jane aktiv per te arritur te nje mbrojtes i krahut te djathte dhe sic duket emri i pare ne listen e Piero Ausilio eshte nje tjeter lojtar i Romes.
Fjala eshte per italianin Alessandro Florenzi, qe per momentin eshte me larte ne preferencat e Interit ne krahasim me Sime Vrsaljko. Interi po pret nese Florenzi do te rinovoj ose jo kontraten me Romen dhe si alternative ka mbrojtesin e Atletico Madrid.
Duhet thene se vleresimi qe klubi spanjoll i ben lojtarit dhe rroga qe ai merr ne Madrid jane te larta. Zikalterit, ne cdo rast, nuk heqin dore as nga pistat qe dergojne te Bereszynski i Sampdoria dhe Zappacosta i Chelseat.
Gjithmone sa i perket nje transferimi te mundshem te Florenzit ne Milano, eshte per t’u permendur edhe pressingu gjithmone e me konkret i Romes per Aleix Vidal, mbrojtesi i krahut te Barcelones qe i pelqen shume drejtorit sportiv verdhekuq Monchi.
Dje ne mbremje dhe sot gjate dites, Sport Italia dhe Sport Mediaset respektivisht kane folur per nje interesim te Interit per lojtarin e Romes e madje SportItalia kishte thene edhe se zikalterit tashme i kane bere nje oferte te pare Florenzit.
Gjate diteve te fundit zerat per nje kalim te lojtarit te Interi vetem sa kane ardhur duke u shtuar, nese do te kete dicka me te vertete vetem merkato do e tregoj.
Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…
Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…
Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…
Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…
Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…
Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…