Ne ditet e fundit, emri i Roberto Gagliardinit eshte perfolur shume per nje largim te mundshem nga skuadra e Interit.
Lojtari ka perfunduar i fundit ne hirarkine e mesfushes, dhe eshte parakaluar edhe nga i riu Kristjan Asllani.
Koherat kur Gagliardini luante perpara Christian Eriksen gjate drejtimit te Contes duken te largeta me Inzaghin, qe per ironi te fatit, e fut vetem kur mendon se skuadrat kundershtare kane lojtare te fuqishem ne mesfushe si puna e Milinkovic-Savic, por edhe ne keto raste, ai nuk ka bere aspak mire.
Keshtu, per te ka disa oferta, dhe ne ditet e ardhshme, gjithcka mund te behet konkrete dhe ne oret e fundit ka pasur nje interesim serioz direkt nga La Liga.
“Pas interesit paraprak te Monzes dhe Cremoneses ne Serie A, per Gagliardinin eshte bere e gjalle edhe Sevilla”.
“Skuadra spanjolle po ndjek me kujdes te madh situaten e lojtarit te lindur ne 1994 dhe po mendon te beje edhe nje oferte per te”.
“Inter eshte gati te heqe dore nga Gagliardini ne kembim te 5 milione eurove dhe Sevilla po mendohet pikerisht per kete shifer”.
“Gjasat jane se nese tranjeri i tyre do e kerkoje lojtarin, Sevilla mund te paguaje kete shifer, ose dicka me pak”, tregon Mundo Deportivo.
Nder zikalterit qe mund te rinovojne shume shpejt kontraten eshte edhe Hakan Calhanoglu, turku qe ka qene nje nder me…
Shpresa ishte e madhe, por duket se per Romelu Lukaku do te shkoje gjithcka sipas planit te vendosur ne fillim.…
Inter ne kete fillim sezoni, apo pjese te pare te sezonit, e ka pasur shume te veshtire te gjeje ekuilibrat…
Samir Handanovic dukej sikur i kishte idete e qarta per te ardhmen e tij, por me sa duket, nuk eshte…
Ka luajtur vetem gjashte ndeshje me skuadren e pare ne La Liga me Valladolid, por emri i tij qarkullon per…
Inter mbetet nje "vend special" per Christian Eriksen. Numri 10 i Danimarkes, ka folur direkt nga Katari ku edhe njehere…