Mbas fitores bindese kunder Frosinone-s, Inter-i pergatitet per nje ndeshje akoma me te veshtire. Te merkuren, ne Wembley kunder Tottenham do jete nje ndeshje decizive per kalimin e grupeve te Champions League.
Zikalterve do ti mjaftonte nje barazim per te arkivuar kualifikimin, por Spurs-at po kalojne nje moment te mire. Anglezet kane mposhtur te shtunen Chelsea-n e Sarri-t dhe duan qe te luajne deri ne fund per kualifikimin. Inter-i duhet te provoje qe ti kundervihet Tottenham-it duke mbajtur topin.
“Inter-i ne kampionat arrin te menaxhoje lojen, mesatarisht 55.9% te kontrollit te topit, vetem Juventus-i ka statistika me te larta. Ne Europe niveli eshte me i larte dhe Spalletti nuk arrin te perserise te njejten ‘simfoni’: Inter-i ne 45%, e rasteve eshte dominuar sesa ka dominuar”.
“Kunder skuadres se peste ne te gjithe Champions League persa i perket numrave te finalizimit, dhe kunder nje qendersulmuesi qe gjuan me pak – ne te gjithe turneun – se Dzeko dhe Neymar, objektivi taktik do te jete, qe te ulin ritmin, dhe ne kete menyre te kontrollojne topin sa me shume te jete e mundur”.
“Dhe atehere ky mision nuk mund ti besohet tjeter kujt pervec se Marcelo Brozovic, mesfushori i tete per pasimet e kompletuara, i dyti (mbas Vecino-s) per kilometrat e bera. nese gjendesh ne dyshim, pasojani atij, nuk gabon. Dhe si perfundim nuk ka gabuar as Tottenham, qe ne te shkuaren ka shprehur interes per Marcelo-n” – lexohet ne Gazzetta dello Sport.
PERISIC – “Ivan Perisic-it do ti duket pak, sikur po luan ne shtepi, sepse eshte e vertete qe ne Wembley ka luajtur javen e kaluar me Kroaci-ne. Dhe me kombetaren e tij, ne Boterorin e fundit, eshte perballur me Danimarken e Eriksen ne cerekfinale, Angline e Trippier ne gjysemfinale dhe Francen e Lloris ne finale”.
“Ja pra: mund te mos realizoje gol, Spalletti i kerkon Ivan-it te kthehet per nje nate il Terribile per kundershtaret, te tregoje ritmin europian per te cilin trajneri u terhoq kur kroati ishte ne nje situate ku mund te shitej”.
“Edhe pse deri ne ato momente kroati nuk kishte konkurrence te madhe: vlera e performances se Keita kunder Frosinone-s eshte edhe kjo, te stimuloje Perisic drejt nje vazhdimesie te rendimentit qe nuk e ka bere me pare, ndryshe nuk eshte ndonje gje e veshtire per te bere zevendesime ne ate zone te repartit”, vazhdon gazeta.
ICARDI – “Bomberi i Inter-it ka pushuar ne ndeshjen kunder Frosinone-s dhe mund te jape me te miren ne Champions, kompeticion qe tashme e ka kurorezuar ne nivel nderkombetar. Ne fund te fundit Icardi ne kete sezon po kenaqet duke shijuar emocione te reja”.
“Ne fillim Champions League, Argjentina me pas: duket nje rritje e vazhdueshme qe nuk parashikon ndalesa te papritura. Ne fund, nese Spalletti, sebashku me drejtuesit, i kane ndertuar nje skuader rreth tij, nje motiv te vlefshem duhet ta kete pasur”, thekson Gazzetta dello Sport.
ASAMOAH – “Per konfirmim kerkoi Asamoah, celesat e lojes nga krahet qe duhen per te arritur tek Icardi. Dhe gjithashtu celesin anglez – me e drejte te themi keshtu, perpara ndeshjes ne Wembley – qe Allegri perdori per te frenuar Tottenham-in”.
“Ai po, qe di te perballoje ankthin e nje performance te nje ndeshjeje decizive. Misioni katert eshte nje veti e tij, te perballet dhe te imponohet edhe ne pozicionet e qendres kur zona e Brozovic do te jete e zene nga lojtare te Tottenham”.
“Dalbert eshte jashte perdorimit, Vrsaljko eshte me shume jashte sesa ne brendesi, dhe atehere lojtaret e vetem qe i duhet te vrapojne jane D’Ambrosio dhe Asamoah. Per me teper qe nuk eshte momenti me i mire te qendrosh mbrapa perballe Tottenham. Por per kalendarin nuk ke zgjedhje. Nese eshte e mundur shfrytezohet. Dhe Wembley eshte nje rast per tu shfrytezuar”.
Me sa duket, tashme te gjithe e konfirmojne: diten e djeshme ka pasur nje kontakt teper te rendesishem me Milan…
Me sa duket, diten e sotme Allegri, tranjeri i Juventusit ka dhene nje lajm teper te rendesishem per ndeshjen ndaj…
A do te arrije Interi te futet ne garen per titull dhe te permbyse gjithcka? Kjo eshte pyetja qe i…
Ashtu si eshte bere me dije pak ore me pare, Sporting Lisbona ka hedhur Interin ne gjyq per kalimin e…
Nje sfide amarcord diten e neserme ne darke per Dejan Stankovic, qe kthehet keshtu ne San Siro per here te…
Fabrizio Biasin ka qene i ftuar per Telelombardia diten e sotme dhe ai ka folur prape per rinovimin e Milan…