Categories: Uncategorized

Inter, Steven Zhang nuk permbahet: “Jam pa fjale. Ju premtoj se ne te ardhmen e Interit eshte…”

“Eshte nje moment shume emocionues, sidomos per te gjithe personat qe jane perfshire ne kete projekt dhe qe kane qene me ne ne kete rrugetim.”

“Faleminderit si fillim tifozeve, aksionereve, atyre qe punojne cdo dite per kete klub dhe tranjerit tone, Antonio Conte dhe lojtareve qe kane punuar fort per kete rezultat.

Keshtu hapet intervista per ANSA e Presidentit te Interit, Steven Zhang, i cili flet per Skudeton e tij te pare por ben edhe premtime te rendesishme per te ardhmen.

“Dua te falenderoj te gjithe ata qe punojne te Interi dhe menaxheret. Dy administratoret e deleguar qe me kane mbeshtetur jo vetem kete vit, por edhe ne ato pese vitet e kaluara.”

Keshtu e ka nisur intervisten e tij Steven Zhang, qe eshte bere keshtu Presidenti me i ri ne detyre qe fiton Skudeton.

“I falenderoj te gjithe ata qe kane marre pjese ne kete projekt, ata qe kane punuar me ne kete sezon por edhe ne te kaluaren.”

“Faleminderit cdo personi qe ka bere dicka per kete klub.”

“Faleminderit atyre qe kane besuar tek une dhe qe kane vene ne duart e mia nderin qe te drejtoj kete klub madheshtor. Faleminderit skuadres qe na solli deri ketu. Nje falenderim i vecante shkon per babain tim.”

“Dua te falenderoj edhe Massimo Morattin, qe ne keto vite me ka drejtuar me mencuri dhe me ka mbeshtetur me cdo menyre: ne ate emotive por edhe ate psikologjike, me ka mesuar se cfare eshte Interi.”

“Te fundit por jo nga rendesia, dua te falenderoj tifozet qe e duan sportin dhe Interin e qe na ndjekin kudo.”

“Shpresoj qe ky gezim ne kete periudhe te veshtire per shkak te pandemise te sjelle energji pozitive per te gjithe.”

President, po ti? Cfare emocionesh ke tani? Na i pershkruan dot?

“Eshte nje dite speciale, i kam thene disa lojtareve diten e djeshme qe eshte dicka qe nuk e kisha imagjinuar sinqerisht.”

“Me duket sikur nuk ka ndodhur. Por ne fund ja ku jemi, fale nje pune te mrekullueshme. Nuk ka asnje fjale qe te pershkruaje ndjesite e mia tani. Jam super i lumtur. Jam i prekur.”

Cfare i ke thene skuadres?

“Nuk kam folur akoma me te gjithe por vetem me disa lojtare dhe drejtues. Me disa miq dhe disa punonjes.”

“Ajo qe dua ti them eshte si fillim faleminderit per kete nder dhe per kete Skudeto qe na kane sjelle ne shtepi.”

“Kemi fituar aq shume pike sa tashme kemi fituar kampionatin disa jave perpara. Por kjo eshte nje pune e mrekullueshme qe fillon nga larg.”

“Nje mesazh per tifozet ne te gjithe boten qe kane pritur kete moment 11 vite me radhe?

“Te gjithe tifozeve ne te gjithe boten, ne Milano dhe ne Itali, i them se ky Skudeto eshte per ju.”

“Ja dedikoj juve dhe uroj tju sjelle gezim dhe shprese. Shpresojme qe kjo te tregoje vleren e punes se madhe dhe energjia pozitive te mbizoteroje kudo.”

“Nuk ka rendesi ku jeta na dergon, do te jete gjithmone emocionuese nese punojme fort.”

President, edhe dicka: cfare ka ne te ardhmen e Interit?

“Mendoj se ne te ardhmen e Interit, projekti, bota e Interit, eshte gjithmone e njejta prej 100 vitesh dhe do te jete gjithmone keshtu.”

“Objektivi yne eshte qe te fusim vetem energji pozitive, shprese, perfshirje, ide inovative, persona te mire perreth.”

“Nuk ka rendesi nese jeni fansa te Interit apo jo, te apasionuar te futbollit, tipa sportiv apo jo: ne do ju bejme per vete.”

“Ky eshte Interi i se ardhmes. Dhe projekti i Interit te se ardhmes per mua eshte fantastik dhe i bukur.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE PRAPASKENE NGA ZHANG: “Direkt premio per lojtaret dhe nga Kina vine lajme per…”

Lajmi ka ardhur direkt nga Steven Zhang: direkt pas Viktoria Plzen, ai ka thene se do te qendroje ne Milano.…

21 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, publikohet lista e tranjereve me te paguar ne Serie A: ja klasifikimi i plote! “Inzaghi ndodhet ne…”

Ne nje periudhe te veshtire eknomike, duket se ne Itali ka ende tranjere shume te paguar per punen e tyre.…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, fjale shume te rendesishme edhe nga Marotta: “Perpara me Zhang. Per Skriniar ju them se kam…”

Beppe Marotta, drejtuesi me i rendesishem i Interit, ka folur per Prime Video dje perpara ndeshjes, duke dhene disa deklarata…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bayern, Real Madrid…: Champions League, ja te gjitha skuadrat e kualifikuara deri me tani!

Mungojne ne apel edhe vetem kater skuadra per te kompletuar keshtu listen e 16 skuadrave te kualifikuara ne kete edicion…

22 hours ago
  • Uncategorized

Viktoria Plzen, cfare fjalesh nga tranjeri Bilek: “Nuk kam cfare te them per kete Inter: kam dyshime te forta se deri ku…”

Eshte Michal Bilek tranjeri i pare qe foli dje per mediat ne San Siro pasi perfundoi ndeshja me nje humbje…

22 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. …

22 hours ago