Categories: Ne plan te pare

Inter, zbulohen objektivat ne krahun e majte: “Ja tre emrat ne listen e Interit: njeri prej tyre luan me…”

Nje nga repartet me te paplotesuar te Interit ne kete moment mbetet ai i krahut te majte, nje repart qe shikon Young, Perisic dhe Darmian pjese.

Por pa harruar edhe Hakimi dhe D’Ambrosio qe mund te luaje ne kete krah. Shume zgjidhje, por asnje nuk eshte perfundimtare.

Sipas Corriere dello Sport, tre jane emrat me te nxehte te Interit ne kete krah per muajin janar kur te hapet merkato.

“Ne klubin zikalter kane filluar te levizin qe ne kete moment per te gjetur nje zgjidhje duke perpiluar edhe nje liste me tre lojtare.

Nder te tjera, keta jane lojtare qe luajne ose shume pak, ose nuk luajne fare, dhe ky eshte nje problem tjeter. Por le ti marim me radhe.”

EMERSON DHE MARCOS ALONSO – “Italo-braziliani, qe ka qene objektivi i pare i Interit, aq shume sa ishte shume afer nje transferimi ne vere.”

“Deri me tani ka luajtur vetem shume pak minuta ne Champions League, dhe shume pak ne Premier League.”

“Ai nuk shihet aspak si titullar dhe perpara ndeshjes ne Champions, kishte luajtur per here te fundit ne 26 shtator.”

“Nderkohe Marcos Alonso ka kohe qe nuk luan sepse ka pasur nje zenke te rende me Lampard dhe eshte pare ne mesin e lojtareve te grumbulluar vetem ditet e fundit.”

“Tekniku anglez ka kerkuar qe te beje te harrohet episodi ne dukje, por nuk ka aspak lajme te mira per nje te ardhme te lojtarit ne Londer.”

FIRPO – “Firpo eshte nje profil qe pelqehet shume ne shtepine Inter, aq shume sa ai mund te perdorej edhe si lojtar shkembimi per te ulur cmimin e Lautaros.”

“Barcelona e vleresonte kartonin e tij me cmimin 40 milione euro, nje shifer shume e larte kjo per nje lojtar si ai nga ana e Interit.”

“Por sipas shtypit spanjoll, bisedimet kane filluar perseri dhe ai mund te vije ne huazim gjate muajit te janarit.”

“Keshtu, keta te tre jane tre lojtaret qe mund te vine tek Interi ne krahun e majte. Pak a shume, te njejtet qe jane perfolur edhe 2 muaj me pare.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Nike vendos perfundimisht: “Cmimi i fanellave te Interit do te rritet: ja sa do te kushtojne prej 2023”.

Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Walter Zenga i ‘terheq veshin’ Inzaghit: “Mendoj se ka gabuar: nuk duhet te kishte futur aspak…”

Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…

15 hours ago
  • Uncategorized

Lele Adani shprehet shume ashper: “Inter nuk me duket nje skuader e besueshme: nuk i shoh gati per…”

Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…

15 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ANSA – Barcelona, Xavi humbet dy lojtare te tjere kunder Interit: “E pamundur te jete prezent nje si…”

Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta po studion goditjen e pare me parameter 0 per 23-24? “Kujdes, mund te vije qe ne janar si Eriksen”.

Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…

16 hours ago