Do te jete miqesorja e fundit ne prag te kampionatit te ri per Interin e Simone Inzaghit qe sot do te zbrese ne fushe ne Pescara ndaj Villareal.
Eshte nje test i rendesishem ku tekniku i Interit pret qe te marre sinjale te mira nga e gjithe skuadra ne prag te ndeshjes me Leccen pas nje jave.
Kjo do te jete prova e pare si Inter i vertete, por do te behet pa prezencen e Marcelo Brozovic i cili ka pesuar nje demtim te lehte.
Ne vendin e tij do te luaje Kristjan Asllani, diamanti shqiptar qe eshte blere kete vere nga skuadra e Empolit.
Ai eshte blere pikerisht per kete: per te qene nje alternative e vlefshme per kroatin sa here do te jete nevoja edhe pse eshte vetem 20 vjec.
Por pikerisht sot qe mungon Brozovic, Inzaghi do i jape detyren e veshtire Asllanit per te luajtur si titullar ne ate pozicion dhe per te bere mire.
Lojtari i lindur ne 2002 ka qene nje nga notat me pozitive te veres se Interit dhe sot do te jete mundesia e tij per te bere nje hap tjeter te rendesishem.
Inzaghi do i jape mundesi te luaje nga minuta e pare dhe nese gjithcka shkon mire ne kete detyre te veshtire, atehere ai mund te luaje dhe ndaj Lecces duke lene Brozovic te rekuperohet ne qetesi… Fundja per kete eshte blere.
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…