Categories: Uncategorized

Inter, zbulohet prapaskena: “Lukaku nuk ishte lojtari i pare qe telefonoi Inzaghi por me sa duket ka qene…”

“Kam folur me Inzaghin, ka qene nje bisede shume pozitive dhe kam ndjesi shume te mira per sezonin e ri”.

Keto kane qene fjalet e Romelu Lukaku diten e djeshme, qe ka pranuar se ka folur me teknikun e re te Interit, edhe pse nuk e permendi direkt emrin e tij dhe tha “tranjerin e ri”, por te gjithe e dine se e ka pasur per te.

Por me sa duket ka nje prapaskene shume interesante ne kete histori sepse belgu nuk ka qene aspak lojtari i pare me te cilin Simone Inzaghi ka folur tek Interi.

La Gazzetta dello Sport tregon: “Duket se telefonaten e pare, zilen e pare si zikalter ne skuadren e Interit, Simone ja ka bere nje tjeter lojtari.”

“Ckemi Stefan, Simone jam. Le te flasim pak per Interin”, duket se kane qene fjalet e para te Inzaghit per De Vrij, me kete te fundit si lojtarin e pare te Interit qe ka komunikuar me tranjerin e ri.

Direkt ka pasur disa keshilla nga ai, pak dialog. Simone ka kuptuar nga De Vrij se kush duhet te ishin levizjet e tij te radhes.

Tre vite me pare De Vrij ka qene nje shylle e Lazios se tij dhe mardhenia ka qene gjithmone e shkelqyer.

Per me shume, me nje djal aq diellor sa eshte Stefan, si mund te mos kesh nje mardhenie te shkelqyer?

Stefan nga ana tjeter me asnje tranjer nuk ka shenuar aq shume gola sa me Simone Inzaghin: 7 te tille ne sezonin 2017-2018.

Por jo vetem kaq: me asnje tranjer nuk ka luajtur me shume ndeshje sa ne ate sezon: plot 47 ndeshje me Lazion.

Prandaj, De Vrij me pak tranjere ka pasur nje raport kaq intensiv dhe kaq besim te larte. Te dy zakonisht ne fushe kane folur shume pak.

Kjo sepse ata jane kuptuar gjithmone shume mire me njeri-tjetrin. Per shembull, ne grumbullim me Lazion, mjaftonte nje “Stefan, Stefan”, qe De Vrij ta kuptonte cfare ai kerkonte.

Ajo qe De Vrij ka bere me Acerbin ne ato vite normalisht qe eshte edhe pune shume e rendesishme e Inzaghit.

Por tani, pas tre sezonesh nga ai i famshem 20 maji, ku De Vrij shkaktoi edhe penalltine per Icardin dhe perfundoi ne lot ne pankine, ai gjendet perseri me Inzaghin, kesaj radhe tek Interi.

Nderkohe, duket se keshilla qe Inzaghi te telefonoje Lukakun ka ardhur direkt nga Stefan: “Telefono Romelun, do e filloje me kemben e mbare”…

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

8 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

13 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

13 hours ago