Categories: Uncategorized

Inter, zbulohet ultimatumi i Vecinos per klubin: “Nese doni qe te qendroj tek Interi, kerkoj te pakten…”

Problemi muskular vetem pak perpara ndeshjes ndaj Bolognes qe ka kushtezuar Arturo Vidal i ka hapur dyert e ndeshjes Matias Vecino.

Ai ka luajtur titullar per here te pare qe prej dites qe Simone Inzaghi ka ardhur ne drejtimin e Interit.

Inzaghi gjithesesi ka thene gjithmone fjale shume te mira per uruguajanin qe ne 20 majin e 2018 e la jashte Champions League skuadren e Lazios pas nje goditje me koke ne minuten e 81.

Per Inzaghin sot Vecino eshte nje lojtar i rendesishem dhe mbi te gjitha tashme qe problemet fizike i ka lene pas krahave, ai eshte edhe i besueshem.

Nese nuk do te kishte qene ne udhetimet transoqeanike pak dite me pare, ai mbase do te kishte edhe me shume mundesi te luante si protagonist.

Gjithesesi, ne kete histori, ka nje problem shume serioz per tu zgjidhur: kontrata e lojtarit qe eshte ne skadence ne 2022.

Pra, ne me pak se 10 muaj Vecino do te jete pa skuader dhe ai mund te largohet nga Interi pa sjelle asnje euro ne kasat zikalter.

Por ai nuk eshte i vetem, sepse njejte si ai eshte edhe Marcelo Brozovic por ky i fundit eshte prioritet i Marottes dhe Piero Ausilios.

Nderkohe, vete Vecino deshiron te qendroje ne Milano por duket se i ka bere nje ultimatum te qarte klubit zikalter.

“Qe te qendroj, nuk dua asnje kontrate me te ulet se tre vjet. Pra, cdo diskutim duhet te nise nga nje kontrate tre vjecare.”

Nderkohe, lojtarit do i pelqente qe te vazhdonte te merrte te njejten page si tani dhe nuk pretendon nje rritje rroge.

Ne javet e ardhshme agjenti i tij Alessandro Lucci do te takohet me drejtuesit e Interit per te provuar te hedhe bazat per nje rinovim te mundshem.

Raportet shume te mira ndermjet paleve tashme jane nje avantazh i madh qe te gjendet nje marreveshje.

Nderkohe, nese Vecino do te largohej me zero, do te kishte me shume se nje opsion: Lazio eshte e para qe kerkon sherbimet e tij.

Gjithesesi, Vecino ka si prioritet te qendroje ne Milano dhe nuk deshiron te largohet. Por nuk rinovon nese Interi nuk i ofron nje kontrate tre vjecare.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

TyC Sports ne Argjentine zbulon: “Joaquin Correa eshte nisur drejt Katarit: eshte therritur nga Scaloni per…”

Do te kete nje finale Kupe Bote per te mos u humbur te dielen ndermjet Argjentines dhe Frances ne Katar.…

19 hours ago
  • Uncategorized

Demtimi i Lukaku, Inter futet ne mendime te thella: “Rrezik i forte per fundin e sezonit? Inter mund te…”

Romelu Lukaku eshte shume me mire nga ana fizike ne krahasim me muajt e fundit qe ka kaluar ne Milano.…

19 hours ago
  • Uncategorized

TS – Inter, ide e cmendur per sponsorin ne fanelle? “Iken Digital Bits, por ne fanelle do te shkruhet…”

Pritet nje vendim direkt nga Steven Zhang, por Inter mund te marre nje vendim "te cmendur" sipas Tuttosport. Behet fjale…

1 day ago
  • Uncategorized

Tonali tregohet i sinqerte: “Barella eshte nje lojtar me i mire se sa une. Scudetto? Kemi besim per dy arsye”.

Sandro Tonali ka folur diten e sotme per La Gazzetta dello Sport dhe eshte treguar i sinqerte ne deklaratat qe…

1 day ago
  • Uncategorized

SportMediaset e bindur: “Inter e ka bere ‘goditjen’ e pare per janarin: drejtuesit dhe Inzaghi te bindur se…”

Merkato e dimrit tek Inter nuk pritet te kete shume prapaskena duke pare edhe gjendjen financiare te bilancit zikalter. Por…

1 day ago
  • Uncategorized

Modric, cfare prapaskene me Interin: “Ishte cdo gje gati: kontrata dhe miliona euro. Por Florentino Perez ka bere nje…”

Luka Modric ka qene vertete shume afer Interit dhe dicka e tille nuk ka qene vetem nje thashethem merkatoje. Per…

1 day ago