Categories: MerkatoNe plan te pare

Interi e do Gabriel Jesusin por operacioni është i komplikuar. Pas Rios…

Fjalët e Erick Thohir, presidentit të Interit, për Gabriel Jesus, kanë rritur shpresat e mbështetësve të Interit. Sigurisht, ky operacion nuk bën pjesë tek ata të lehtët sepse braziliani i Palmeiras, ka një klauzolë prej 25 milionësh, e cila është e vlefshme deri më 24 gusht për katër skuadra evropiane: Bayern Munich, Chelsea, Manchester City dhe Psg. Në qoftë se katër skuadrat e sipërpërmendura janë me të vërtetë të interesuara, atëherë ato 25 milionë do të duhej t’i paguanin në orët e ardhshme. Sepse nga 25 gushti (pas Rio 2016) kjo klauzolë nuk do të jetë e vlefshme dhe do vinte në shprehje një tjetër: 40 milionë, por për të gjithë të interesuarit. Kartoni i Gabriel Jesus – që Mancini e ka quajtur <<jo alternativë e Candrevas>> – ka katër pronarë. 32,5% e Cristiano Simoes, agjentit aktual, 30% i Palmeiras, 22,4% e Fabio Caran, ish-agjentit, dhe 15% familjes së lojtarit. Tani është radha e Ausilios.

(Gazzetta dello Sport)

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Gabriel Jesusmerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

5 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

5 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

5 hours ago