Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,447 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi e do Gabriel Jesusin por operacioni është i komplikuar. Pas Rios…

Interi e do Gabriel Jesusin por operacioni është i komplikuar. Pas Rios…
Rinor Sopaj

Fjalët e Erick Thohir, presidentit të Interit, për Gabriel Jesus, kanë rritur shpresat e mbështetësve të Interit. Sigurisht, ky operacion nuk bën pjesë tek ata të lehtët sepse braziliani i Palmeiras, ka një klauzolë prej 25 milionësh, e cila është e vlefshme deri më 24 gusht për katër skuadra evropiane: Bayern Munich, Chelsea, Manchester City dhe Psg. Në qoftë se katër skuadrat e sipërpërmendura janë me të vërtetë të interesuara, atëherë ato 25 milionë do të duhej t’i paguanin në orët e ardhshme. Sepse nga 25 gushti (pas Rio 2016) kjo klauzolë nuk do të jetë e vlefshme dhe do vinte në shprehje një tjetër: 40 milionë, por për të gjithë të interesuarit. Kartoni i Gabriel Jesus – që Mancini e ka quajtur <<jo alternativë e Candrevas>> – ka katër pronarë. 32,5% e Cristiano Simoes, agjentit aktual, 30% i Palmeiras, 22,4% e Fabio Caran, ish-agjentit, dhe 15% familjes së lojtarit. Tani është radha e Ausilios.

(Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.