Categories: FokusMerkato

Interi e pret Berardin: duhet durim, duhet të mbyllet…

Zikaltërit nuk e kanë braktisur rrugën që të dërgon tek sulmuesi kalabrez dhe shpresojnë se ai do të mund ta bind Squinzin për ta pranuar largimin e tij.

Shumë kaos në cështjen Berardi. Interi e ka përzgjedhur anësorin italian si objektivin numër një të merkatos, por ngurtësia e Squinzit mund t’i orientojë zikaltërit drejt rrugëve që dërgojnë tek lojtarë të tjerë (Candreva? Por edhe Lotito nuk është i lehtë për t’u negociuar). Në ndërkohë, Berardi është kthyer nga pushimet dhe tashmë i ka kryer edhe vizitat mjekësore kontrulluese tek klubi i tij, por nesër mund të flas me Di Francescon dhe Interi po pret që të jetë ai që do ta kërkojë largimin, ndoshta edhe duke ngulur këmbë dhe kështu ta vendosë në një pozicion të vështirë Squinzin.
Gazzetta dello Sport në edicionin e saj të përditshëm shkruan:
“Manovrat e mëdha të Interit për repartin e sulmit drejt Berardit dhe Candrevas vazhdojnë pa pushim. Zikaltërit, kanë marr jo-në e numrit një të Sassuolos dhe tani po presin me qetësi që lojtari të kërkojë largimin. Dje Berardi, pasi që u kthye nga pushimet në Madagascar, ka kryer vizitat mjekësore në qendrën Mapei, por asnjëherë nuk i ka qartësuar dyshimet mbi të ardhmen e tij. Zikaltërit ofrojnë 25 milionë për Sassuolon dhe një kontratë pesëvjecare për lojtarin me një pagë prej 2.5 milionësh për sezon. Tani në pritje të një sinjali të tij”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Domenico Berardimerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

15 hours ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

15 hours ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

15 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

15 hours ago