Categories: Uncategorized

Inzaghi pranon gjithcka: “Po, i kam lexuar te gjitha kritikat. Mund t’ju them me siguri se une i pari nuk…”

Sot ne darke, Inter do te beje debutimin e saj ne Champions League dhe do te jete nje mundesi e mire per te harruar direkt derbin, edhe pse perballe eshte Bayern Munich.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference:

Neser do te jene rreth 60 mije tifoze ne stadium. Cfare do i thuash?

“Do te jete e rendesishme ti kemi ne stadium. Do te jene te gjithe nje ndihme e madhe. E dime forcen qe ka kundershtari.”

“Grupi eshte shume, shume kompetitiv. Neser do te jete mundesia per te harruar direkt zhgenjimin e derbit”.

Zgjedhjet e formacionit?

“Nuk eshte momenti per te folur per individet, te gjithe duam te rritemi. Kam disa dyshime te ndryshme per formacionin, mungon nje stervitje”.

“Pas konferences do i shoh te gjithe ne stervitje. E dime te gjithe qe duhet te bejme te pakten 10 pike ne kete grup.”

“Eshte shume e veshtire ne krahasim me vitin e kaluar, por ne jemi Inter, duhet te jete nje mundesi e mire per te sfiduar nje nga 3-4 kandidatet per fitimin final te kupes”.

A mund te jete neser dita e madhe e permbysjes?

“Humbjet duhet te jene mundesia per te analizuar gjithcka. Ka komente ku kemi bere mire, por ka edhe kur kemi bere shume keq”.

“Deri te 1-1, ne ishim ne kontroll. Pastaj ndodhi ajo qe ndodhi. Te 3-2 merituam edhe barazimin, por momenti eshte keshtu. Duhet te punojme me shume dhe kaq.”

Argumenti i diskutimit pas derbit ka qene portieri: nga njera ane Maignan dhe nga tjetra Handanovic. A mund te ndryshoje hirarkia ne porte?

“Kolegu yt me ka folur per Bastoni dhe Barella, ti me flet per Onana. Kerkohet gjithmone nje fajtor, fajtore eshte i gjithe Interi”.

“Une jam fajtori kryesor. Kampionati po ecen jo ashtu si e kishim planifikuar, por ne nuk eshte se jemi shume poshte me pike ne krahasim me te tjerat, jemi te gjithe aty-aty. Te gjithe duhet te permiresohemi. Une i pari”.

Ke menduar te mirat dhe diferktet e Interit nga derbi: kush ka qene gabimi me i madh qe nuk duhet bere neser?

“E kemi analizuar, kur ka humbje te tilla duhen analizuar te gjitha. Gabimi me i madh ka qene eshte se kemi ndalur te bejme gjera pas 1-1.”

“Nje episod negativ mund te ndodhe gjithmone, por duhet te kete reagim. Duhet te kishte nje reagim nga te gjithe. Pas 3-1 ishte shume vone”.

Mkhitaryan eshte gati?

“Eshte futur mire ne derbi. Eshte nje lojtar me kualitet dhe kuantitet. Do te na ndihmoje shume. Ka pasur nje demtim ne Lecce, por eshte kthyer prej nje jave. Mund te jete nje zgjedhje e mire nga minuta e pare”.

Si eshte Gosens?

“Gosens eshte shume mire, po stervitet mire. Eshte nje profesionist ekzemplar. Vitin e kaluar ka humbur pothuajse nje sezon te tere”.

“E ka paguar kete inaktivitet te gjate, por jam i lumtur si po stervitet. Do te me takoje mua te vendos nese do te luaje apo jo”.

Bayern vjen nga dy barazime, si vendoset nej skuader e tille ne veshtiresi?

“Kam pare dy ndeshjet e fundit, ne nivel statistikash nuk ka pasur ndeshje. Kundershtaret kane qene te zotet qe me agresivitet te limitojne kete skuader qe eshte nje nder me te mirat ne europe”.

Ti ke folur per blackout ne derbi. Lojtaret e medhenj te Interit kane thene dicka ne dhomen e zhveshjes per kete?

“Absolutisht po. Kam pare ne stervitje ate qe dua, ate qe kam pasur gjithmone nga ky grup qe ka bere gjera te medha edhe vitin e shkuar”.

“Kemi humbur dy ndeshje te medha. Ka qene nje goditje e madhe. Por jemi stervitur mire. Duhet te jemi te zotet te kalojme cdo veshtiresi”.

Pas kritikave, a keni nje shtyse me shume tani?

“Patjeter qe po. Kritikat jane te perditshme ne futboll. Ato konstruktive me pelqejne ti degjoj sepse me japin stimuj. Une duhet te bej disa zgjedhje per te miren e Interit”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

2 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

2 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

7 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

7 hours ago