Categories: Ne plan te pare

Ivan Perisic provon te beje Eto’o-ne e Tripletes. Te dielen kunder Juventusit…

Ivan Persic eshte me siguri nje faktor teper i rendesishem i ketij Interi ose me sakte nje nder me te rendesishmit.

Ivan i fundit te ndeshjes me Lazios ishte nje version i Samuel Eto’o. Si kamerunezi ne ndeshjet kyce te Tripletes, edhe kroati i cili sot ka mbushur 28 vjec po kompletohet si nje lojtar i kudondodhur ne krahun e tij. Ne 4-2-3-1 ne 2010 me te cilin u fitua gjithcka, Mou bindi Eto’o te behej edhe mbrojtes krahu. Samuel e kuptoi nevojen dhe per te miren e skuadres i la Militos lavdine e golave. Per Perisic, kjo sakrifice eshte me pak traumatike – ai kurre nuk ka qene nje sumues i paster – por me siguri eshte dicka e rendesishme. Edhe pse pas shpatullave ka Ansaldin, hallka e dobet e Interit te Piolit.

Te dielen ne Stadium, ne ato ane mund te jete Cuadrado i cili duhet anulluar per te mundur Juventusin – gje e cila ndodhi ne ndeshjen e kaluar pikerisht me golin e kroatit -. Pas kartonit te kuq te Mirandes ne Kupe, me zevendesimin e Ansaldit dhe kalimin ne 3-4-1-1, Pioli i kerkoi Perisic te bente praktikisht ‘trenin’ e krahut te majte, duke mare topin nga mbrojtja e duke shkuar deri ne sulm e Ivan u pergjigj i gatshem duke zhvilluar nje nga finalet e ndeshjeve me te mira ne nivel personal te ketij sezoni: vrapime, nderhyrje, dyluftime, por pa hequr dore edhe nga detyrat sulmuese ku u nis disa here si i cmendur, duke dhene krose e assist madje (per golin e Brozovic) por si gjithmone, edhe gjuajte, qe kesaj radhe nuk arriten te ndaleshin ne rrjete. Ndaj Juventusit, ai do te jete nje nder lojtaret me te rendesishem dhe Interistat presin shume nga ai.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: JuventusInterperisic

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE PRAPASKENE NGA ZHANG: “Direkt premio per lojtaret dhe nga Kina vine lajme per…”

Lajmi ka ardhur direkt nga Steven Zhang: direkt pas Viktoria Plzen, ai ka thene se do te qendroje ne Milano.…

10 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, publikohet lista e tranjereve me te paguar ne Serie A: ja klasifikimi i plote! “Inzaghi ndodhet ne…”

Ne nje periudhe te veshtire eknomike, duket se ne Itali ka ende tranjere shume te paguar per punen e tyre.…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, fjale shume te rendesishme edhe nga Marotta: “Perpara me Zhang. Per Skriniar ju them se kam…”

Beppe Marotta, drejtuesi me i rendesishem i Interit, ka folur per Prime Video dje perpara ndeshjes, duke dhene disa deklarata…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bayern, Real Madrid…: Champions League, ja te gjitha skuadrat e kualifikuara deri me tani!

Mungojne ne apel edhe vetem kater skuadra per te kompletuar keshtu listen e 16 skuadrave te kualifikuara ne kete edicion…

11 hours ago
  • Uncategorized

Viktoria Plzen, cfare fjalesh nga tranjeri Bilek: “Nuk kam cfare te them per kete Inter: kam dyshime te forta se deri ku…”

Eshte Michal Bilek tranjeri i pare qe foli dje per mediat ne San Siro pasi perfundoi ndeshja me nje humbje…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. …

11 hours ago