Categories: Uncategorized

J. Mario deklarata te forta kunder Interit: “Rikthehem? Nuk ja vlen as te prezantohem ne Appiano: ja pse”

“Inter? Nuk dua ta provoj te kthehem aty. Do te me mungonte motivimi i duhur. Eshte nje eksperience  e mbyllur, nuk kam asnje dyshim.”

Ne mikrofonat e Gazzetta dello Sport, Joao Mario eshte rikthyer te flase per deshiren e tij per te kerkuar nje sistemim larg Milanos zikalter, ku praktikisht nuk ka lene asnje gjurme.

Ai u prit si mesfushori total i 2016, pas nje Europiani si protagonist, por nuk vajti te shume se 3 gola dhe 12 assist, shume pak per te justifikuar 40 milionet e shpenzuar (plus 5 bonuse) per ta pasur: “Shume presion? Cfare thoni. Une e vlej ate shifer. Eshte ajo qe shpenzuan, keshtu qe e meritoj komplet. Dhe nuk kam akuzuar askend per presion, kane gjene gjithmone diskutime qe vinin nga jashte. Une jam i bindur per vleren time, dhe e di qe i vlej totalisht ato para.”

Keshtu eshte shprehur ish-mesfushori i Sporting qe tani ndodhet ne kombetare dhe po pergatitet per boterorin e Rusise.

Por Joao Mario nuk ndalet me kaq dhe vazhon.

Ai ka mbetur teper i prekur nga futbolli anglez dhe nga eksperienca gjashte mujore e West Ham: “Premier League eshte totalisht nje bote tjeter. Pse i gjithe ky inat ne drejtim te Interit? Nuk eshte inat, por thjesht pasoje e situates se perjetuar ne nje vit e gjysem tek Interi. Ideja eshte e qarte: nuk kthehem. Jam thjesht i sinqerte. Nuk ka zjarr qe te me ndeze mua tek Interi. Kur vajta, isha i karikuar per nje projekt qe dukej se do te niste, por gjerat shkuan ndryshe.”

Cfare shkoi keq ne vecanti? 

“Vera e 2016 ishte shume e veshtire nga shume kendveshtrime. Ndryshimi i pronesise, nje pankine jo stabel: Mancini, De Boer dhe pastaj Pioli. Shume konfuzion per blerjet e reja, per mua dhe per Gabigol. Asnje justifikim. Por kaosi ne ate moment ishte i dukshem. Edhe per kete nuk arrita qe te tregoja vlerat e mia. I kujt ishte faji? I te gjitheve por edhe i asnjerit. Pergjegjesia ishte e gjitha e Interit dhe ambjentit. Futbolli italian nuk ben per mua perfundimisht.”

Po nese pas Boterorit do te perfundosh perseri tek Interi?

“Do te ishte e kote te prezantohem ne Appiano, edhe pse kam nje kontrate deri ne 2021. Shpresoj te gjendet nje zgjidhje sa me pare, mbase perpara fundit te Boterorit. Ne futbolli ashtu si ne jete, duhet te jemi te sinqerte ta pranojme kur gjerat perfundojne. Me Interin per mua ka perfunduar.”

“Cfare mendon per Spallettin?

“Nje tranjer i madh, nuk eshte ai problemi.”

Interi ne Champions, a jeni i lumtur?

“Shume, absolutisht. Une kam shume miq aty qe i dua shume. Nuk mund te mos jem i lumtur, kishte ardhur momenti te luaje Interi ne Europen qe ka rendesi.”

Ku do te luani vitin qe vjen?

“Po vleresoj gjithcka, por Premier eshte ideale. Ambjent spektakolar, turne fizik dhe teknik ne te njejten kohe. Ajo eshte opsioni i pare, pastaj La Liga gjithashtu. West Ham eshte nje ide, por eshte ende heret per te qene i zhbalancuar.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

20 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

20 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

20 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

20 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

20 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

1 day ago