Categories: Ne plan te pare

Ja nga linden deklaratat e Spallettit pas ndeshjes ndaj Cancelos. Portugezi deklaroi pas Napolit…

Nga cfare rrethanash linden fjalet e Spallettit ne drejtim te Cancelos pas ndeshjes se djeshme?

Kete pyetje ja kane bere vetes jo pak tifoze zikalter pasi kane lexuar deklaratat e dites se djeshme te mister Luciano Spallettit.

Tekniku i Interit tha per Cancelon tekstualisht ne ‘Zona Mista’:

“Une i nderrova dy lojtaret e krahut sepse Cancelo, nese nuk ben mire ne krahun e tij, ka ate tendencen per ti dhene fajin pozicionit ku luan: nese e ve ne te djathte, thote se duhet te luante ne te majte dhe e kunderta.”

“E bejne te gjithe por ai qahet me shume se te tjeret. Gjithesesi, per te gjithe ata qe se kane kuptuar, une i nderrova lojtaret e krahut per ti dhene me shume liri Cancelos ne lojen ne krah sepse ai eshte shume i rendesishem per ne.”

Por cfare tha Cancelo pas ndeshjes qe shtyu Luciano Spallettin te beje kete deklarate?

Portugezi gjithashtu ka folur ne ‘Zona Mista’ pas ndeshjes dhe ka thene: ”

“Une preferoj te luaj ne te djathte, por jam ne dispozicion te tranjerit. Nuk ka problem. Keshtu mbase arrihet te krijohet ndonje problem me shume per kundershtaret. Perisic dhe Candreva jane dy lojtare te medhenj perpara, por un preferoj anen e djathte sepse kemba ime e preferuar eshte e djathta.”

Mbase kur lexon deklaratat e Cancelo nuk te japin ndonje efekt te vecante, sepse djaloshi thjesht ka thene preferencen e tij dhe nuk eshte ankuar ne ndonje moment.

Por duke qene se eshte hera e disate qe e ben kete gje, mbase Spallettit i ka vrare veshin dhe i eshte drejtuar pak rende ne intervisten pas ndeshjes.

Ajo cfare eshte e qarte, eshte fakti se Cancelo eshte nje top player ne krahun e djathte te mbrojtjes ku edhe shkelqen.

Krahu i majte e zbeh ate, mbase pikerisht per arsyet qe ai i ka thene me lart. Por duhet pranuar se shkembimi i pozicioneve te dy lojtareve te mbrojtjes zikalter dje solli rezultate si ne fazen mbrojtese ku Danilo D’Ambrosio e mbylli shume mire Insigne, por edhe ne ate sulmuese ku Interi krijoi me shume ne pjesen e dyte.

[interaction id=”5aa6623cee02e8436601a385″]

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: CanceloInterNapolispalletti

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

33 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

33 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

33 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

33 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

33 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

33 mins ago