Categories: Ne plan te pare

Juventus, Chiellini pranon gjithcka: “Jemi shume larg nga skuadra me e forte ne Itali. Duhet ta pranojme qe…”

Ne fund te ndeshjes finale te Kupes se Italise ku Juventus ka humbur ndaj Interit, Giorgio Chiellini ka folur per mikrofonat e Mediaset.

“Me vjen keq, ata kane pasur dominimin e lojes. Por ne nivel rastesh, ne jemi munduar ta mbajme mire ndeshjen.”

“Kemi pesuar dy gola me penallti, shpresonim ta merrnim ne shtepi por duhet pranuar se Interi e meritoi fitoren.”

“Dicka ne dyluftim me ta e kemi humbur ne fushe, duhet te benim me mire. Por ka edhe dicka tjeter qe dua te them.”

“Kemi humbur tre ndeshje me Interin kete sezon nga kater qe kemi luajtur, nuk duhet te ndodhe me. Duhet te na jape force per te rinisur gjithcka.”

“Fitoret gjithesesi nuk ndertohen ne takimet direkte, por duhet te na sherbeje si mesim. Me vjen keq te largohem pas 10 vitesh pa asnje trofe kete sezon.”

“Ka pasur nje rrugetim ne rritje, por na ka munguar dicka kete sezon. Jemi ende larg nga skuadra me e forte qe eshte Interi.”

“Ne takimet direkte e kane treguar kete gje, duhet ta pranojme kete. Pastaj nuk ka rendesi vetem takimet direkte, sepse Milan eshte me pak e forte se ky Inter, por eshte perpara.”

“Ketij Juventusi i mungon ajo qe kemi pasur per 10 v ite me radhe. Duhet ta gjejme sa me shpejt dhe te nisemi direkt.”

“Mendoj se Allegri eshte personi i duhur per te ndertuar gjithcka nga fillimi dhe per te rikthyer ate qe kemi pasur ne te kaluaren.”

“Eshte e rendesishme qe te jemi te bindur per kete proces qe duhet bere sepse duhet te besojme te gjithe.”

“Une kam kaluar edhe vite te veshtira me vende te shtata, por edhe vende me vende te para rresht. Kemi bere dhjete vite te medha.”

“Ate qe mund te beja e bera, e provova ne fushe. Te henen do te pershendes tifozet e mi ne Juventus Stadium.”

“Jam i lumtur qe po le nje nivel kaq te larte, por kjo ka qene zgjedhja ime. Deri sa kam luajtur ketu, kam pasur bindje se mund ta beja.”

“Suksese Interit per kete trofe te merituar dhe Juventusi duhet te rinise gjithcka nga kjo finale e humbur. Duhet te gjeje motiv.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Fiorentina, Bonaventura i merzitur pas ndeshjes: “Te dhemb te humbasesh keshtu: sot rrezikova kur…”

Pas ndeshjes, lojtari i Fiorentines dhe ish-lojtari i Milanit, Giacomo Bonaventura, ka folur per mikrofonat e DAZN. Keto kane qene fjalet…

1 min ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh madheshtore nga Lautaro Martinez: “Dua te behem nje legjende ketu. Kam vetem nje…”

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pas fitores se mrekullueshme dje ne Firenze ku shenoi dy gola dhe dha edhe nje…

3 mins ago
  • Uncategorized

E RENDE NE FRANCHI – Ansa shkruan: “Presidenti i Fiorentines ka tentuar te hedhe deren e Interit ne…”

Ka qene nje finale ndeshje shume e ndezur ajo ne Firenze dje pasi arbitri Valeri ka derguar ne dhomat e…

11 mins ago
  • Uncategorized

Fiorentina-Inter, Gazzetta shkaterron nje lojtar zikalter: “Cfare dreqin bente dje ne fushe? Dukej nje makine…”

Inter diten e djeshme ka fituar ne fushen e Fiorentines nje ndeshje teper delikate fiks ne minuten e fundit. Zikalterit…

37 mins ago
  • Uncategorized

E PABESUESHME – Publikohen pamjet: goli i 3-3 nga Fiorentina ishte faull nga Jovic! “Video tregon serbin qe…”

Ndeshja e sotme ndaj Fiorentines e sapo fituar nga Inter me rezultatin 3-4 ne fushen e ketyre te fundit eshte…

11 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E NDESHJES – “Cfare note e pabesueshme per Lautaro Martinez! Nderkohe, Correa merr vetem nje…”

Inter sapo ka fituar nje ndeshje tjeter te cmendur, ne frymen e fundit, ne fushen e Fiorentines me rezultatin 3-4.…

11 hours ago