Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,030 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus, Chiellini pranon gjithcka: “Jemi shume larg nga skuadra me e forte ne Itali. Duhet ta pranojme qe…”

Juventus, Chiellini pranon gjithcka: “Jemi shume larg nga skuadra me e forte ne Itali. Duhet ta pranojme qe…”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes finale te Kupes se Italise ku Juventus ka humbur ndaj Interit, Giorgio Chiellini ka folur per mikrofonat e Mediaset.

“Me vjen keq, ata kane pasur dominimin e lojes. Por ne nivel rastesh, ne jemi munduar ta mbajme mire ndeshjen.”

“Kemi pesuar dy gola me penallti, shpresonim ta merrnim ne shtepi por duhet pranuar se Interi e meritoi fitoren.”

“Dicka ne dyluftim me ta e kemi humbur ne fushe, duhet te benim me mire. Por ka edhe dicka tjeter qe dua te them.”

“Kemi humbur tre ndeshje me Interin kete sezon nga kater qe kemi luajtur, nuk duhet te ndodhe me. Duhet te na jape force per te rinisur gjithcka.”

“Fitoret gjithesesi nuk ndertohen ne takimet direkte, por duhet te na sherbeje si mesim. Me vjen keq te largohem pas 10 vitesh pa asnje trofe kete sezon.”

“Ka pasur nje rrugetim ne rritje, por na ka munguar dicka kete sezon. Jemi ende larg nga skuadra me e forte qe eshte Interi.”

“Ne takimet direkte e kane treguar kete gje, duhet ta pranojme kete. Pastaj nuk ka rendesi vetem takimet direkte, sepse Milan eshte me pak e forte se ky Inter, por eshte perpara.”

“Ketij Juventusi i mungon ajo qe kemi pasur per 10 v ite me radhe. Duhet ta gjejme sa me shpejt dhe te nisemi direkt.”

“Mendoj se Allegri eshte personi i duhur per te ndertuar gjithcka nga fillimi dhe per te rikthyer ate qe kemi pasur ne te kaluaren.”

“Eshte e rendesishme qe te jemi te bindur per kete proces qe duhet bere sepse duhet te besojme te gjithe.”

“Une kam kaluar edhe vite te veshtira me vende te shtata, por edhe vende me vende te para rresht. Kemi bere dhjete vite te medha.”

“Ate qe mund te beja e bera, e provova ne fushe. Te henen do te pershendes tifozet e mi ne Juventus Stadium.”

“Jam i lumtur qe po le nje nivel kaq te larte, por kjo ka qene zgjedhja ime. Deri sa kam luajtur ketu, kam pasur bindje se mund ta beja.”

“Suksese Interit per kete trofe te merituar dhe Juventusi duhet te rinise gjithcka nga kjo finale e humbur. Duhet te gjeje motiv.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.