Categories: MerkatoNe plan te pare

Juventus heq dorë nga Berardi. Marotta: “Në qoftë se nuk dëshiron të vijë, nuk do ngulim këmbë”

I intervistuar nga Rai Sport, Beppe Marotta, ka dhënë deklarata të rëndësishme për Domenico Berardin, sulmuesin e Sassuolos i cili është një nga lojtarët që pëlqehet më së shumti nga klubi zikaltër dhe që në afatin e fundit kalimtar hasën në vështirësi për shkak të premtimit që Sassuolo ia kishte bërë Juventusit. Por sot, idetë e Juves për të riun italian, duket se kanë ndryshuar: “Nuk e fshesh që Berardin e vlerësojmë shumë. Për mua është një talent, një lojtar shumë i rëndësishëm për Sassuolon dhe për kombëtaren. Por është e qartë që në qoftë se nuk do të vijë tek ne, nuk do të shkojmë t’i përgjërohemi. Pastaj i vetmi i cili e ka refuzuar kalimin tek Juventus është Antonio Di Natale. Në qoftë se Berardi dëshiron të zgjedh një rrugë tjetër, është e drejtë që ta bëjë”.

Deklaratat, këto të Marottas, të cilat duken si një hapje për ekipet të cilat e duan sulmuesin, sidomos Interi, skuadër të cilën Berardi e ka mbështetur gjithmonë.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Domenico Berardimerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Chelsea gati nje super oferte per Dumfries ne janar? “Shifra qe do te ofrohet eshte plot…”

Jane shume lojtaret e Interit qe kane merkato, mbi te gjitha jashte Italise, dhe njeri prej tyre pritet te kaloje…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kemi emrin e pare per goditjen me parameter zero ne vere? “Marotta ka filluar levizjet: vjen qe ne janar?”

Nder shume emrat qe Inter ka ne liste per krahun e majte per post-Gosens, ne rast largimi te gjermanit, eshte…

1 day ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes jep lajmin e madh per Romelu Lukaku? “Sipas asaj qe kam marre vesh, ai mund te…”

Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes, duket se ka perdorur te gjithe optimizmin e tij per te folur per Romelu Lukaku…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, pasardhesi i Gosens e ka tashme nje emer? “Klubi i tij eshte gati ta sakrifikoje qe ne janar”.

Mungesa e grumbullimit ne Boteror me siguri ka qene nje goditje shume e rende per Robin Gosens. Ai eshte lene…

1 day ago
  • Uncategorized

Atalanta-Inter, Inzaghi vendos gjithcka? “Ai ka gati dy ndryshime nga minuta e pare: ne loje edhe…”

Pasi eshte arkivuar fitorja 6-1 ndaj Bolognes, Inter i Simone Inzaghit eshte ne pune direkt per te pergatitur ndeshjen e…

1 day ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Serie A, publikohen datat dhe oraret nga java e 22 deri te e 29: “Inter-Juventus do te luhet ne…”

Liga e Futbollit ne Itali ka prezantuar diten e sotme ne menyre zyrtare oraret dhe datat e ndeshjev te Serie…

1 day ago