Categories: Ne plan te pare

KAOS NE ITALI: Tentohet ti vihet flaka gazetarit te Rai qe hetoi lidhjet e Juventusit me Mafian!

Mafia ne Itali vazhdon te beje ligjin dhe me sa duket viktima kesaj radhe eshte gazetari i RAI qe ka hetuar lidhjet e tyre me Juventusin. 

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin shtëpinë e gazetarit të njohur Federico Ruffo, ndërsa ky i fundit gjendej brenda ne shtepi.

Ata kanë shënuar një kryq te madh në murin e shtëpisë së tij në Ostia ndërsa kanë tentuar ti vendosin flakën duke e spërkatur shtepine me benzinë.

Për fat të mirë qeni i gazetarit te njohur italian ka dëgjuar zhurmat dhe ka filluar të lehë per disa minuta me radhe. Kjo ka bërë që autorët e ngjarjes të largohen por edhe gazetari te kuptoje se dicka po ndodhte.

Ngjarja është regjistruar dy nete më parë, ndërsa ka qenë vetë gazetari ai që ka bërë denoncimin.

Shkak për sulmin eshte investigimi i Ruffos për lidhjet e klanit mafioz italian Ndraghetta me drejtues të lartë të klubit te Juventusit.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe ka dokumentuar të gjitha kërcënimet e në drejtim të Ruffos dhe drejtuesit të emisionit Sigfrido Ranucci në rrjetet sociale.

Ruffo u shpreh në një video të publikuar në rrjetet sociale:

“Nëse nuk do të ishte qeni, ata do te mi kishin vënë flakën shtëpisë. Më shpëtoi qeni.”.

“Atë natë u ktheva vonë. Kaloj pjesën më të madhe në Torino, ata e dinin që unë isha në shtëpi. Po flija gjumë kur dëgjova një zhurmë jashtë.”

“Më pas qeni im filloi të lehte fort. Zbrita me këmbët e zbathura dhe rrëshqita në dyshemenë të spërkatur me benzinë. Rashë në dysheme, u zhyta në benzinë duke u bërë pis në shpinë dhe këmbë.”

“Më pas dola në kopësht, u afrova pranë derës për të parë nëse autorët po largoheshin dhe aty vendi ishte i spërkatur me benzinë.”

Ruffo ndërkohë ka qenë objekt i sulmeve dhe sjelljeve të pahijshme nga tifozë të Juventusit për këtë arsye ai është detyruar të shmangë lokalet dhe vendet publike.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Inzaghi gati ti habise te gjithe me formacionin anti-Fiorentina? “Ai po mendon te aktivizoje nga minuta e pare edhe…”

Tashme jemi me te vertete me pak se nje dite larg ndeshjes se Interit qe do te luhet neser ne…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja e verteta se pse eshte shtyre takimi per rinovimin me Milan Skriniar: “Vetem nje fajtor: fakti se…”

E ardhmja e Milan Skriniar eshte e gjitha per tu shkruar: lojtari eshte ne skadence kontrate me Interi nne qershor…

10 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro ndizet dhe fiket, por askush nuk gjuan si ai ne Serie A: “E tregojne shifrat: ai eshte lojtari qe ka…”

Asnje nuk gjuan si Lautaro Martinez ne Serie A. Dicka te tille e zbulon diten e sotme La Gazzetta dello…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shperthen Lukaku: “Ju njerez te The Sun po kapeni me njeriun e gabuar: behuni gati shume shpejt per…”

Me te vertete shume e turpshme ajo qe ka ndodhur diten e sotme ne Angli, me mediat vendase The Sun.…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin i habi te gjithe: “Ne qershor ka ardhur nje bleres i fuqishem per Interin: Zhang i tha direkt…”

Inter eshte ne shitje dhe per kete nuk ka me asnje dyshim. Kjo eshte ajo qe konfirmohet nga cdo burim…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani ben paralajmerimin e madh: “Kujdes, ja cfare pres nga Inter diten e neserme ndaj Fiorentines: qe ata…”

I intervistuar nga Radio Bruno si nje ish-lojtar i Interit dhe i Fiorentines, Lele Adani ka dashur te ndalet pikerisht…

17 hours ago