Sandro Mazzola

SANDRO MAZZOLA –  SANDRO I MADH

Cdo moment dhe serish vjen nje lojtar qe eshte meshirimi i klubit qe perfaqeson. Sigurisht, ne ditet e sotme eshte shume e veshtire per nje lojtar qe te qendroje ne nje ekip per te gjithe karrieren e tij futbollistike. Eshte e rralle qe nje lojtar te mendoje qe te qendroje per 20 vite duke mos permendur edhe nderrimet e trajnereve per cdo sezon dhe «tekat» e secilit prej tyre. Sa e lehte do te ishte per cdo lojtar, qe klubi qe i perkushton te gjithe karrieren tende te kishte nje kabinet plot me kupa prej argjendi, por gjithashtu te kishte vend edhe per nje kupe me shume.

Mazzola me bluzen zikalter.

Kur Sandro Mazzola nenshkroi kontrate profesionale me FC Internazionale, ata ishin shume larg te qenit me te miret e Serie A.

I lindur me 1942 ne Torino, babai i tij ishte mesfushori i madh i Torino-s Valentino Mazzola. Fatkeqesisht per te riun Sandro, dhe per te gjithe vendin italian, Valentino ishte nje nga viktimet e aksidentit ajror Superga me 1949, ku u vrane 31 njerez duke perfshire te gjithe lojtaret e “il Grande Torino”.

Sandro ishte vetem 6 vjec, kur babai i tij vdiq dhe u rrit me mamane dhe vellain e tij me te vogel Ferrucio, i cili gjithashtu nenshkroi marreveshje porfesionale me Inter-in.

Debutimin e pare me Inter-in e beri me 1961 ne nje loje qe do te mbahet mend ne memorie per te gjitha arsyet e keqija. Shume lojtare enderronin per golin fitues ne debutimin e tyre, debutimi i Sandros ishte nje enderr e keqe. Juventus-i ishte kundershtari ne momentin e debutimit te Sandros, dhe ata arriten te shenonin 9 gola.

Nqse fuqia, madhesia dhe forca nuk ishin kualitete qe nuk ishin pjese e te riut Mazzola, atehere vendosmeria ishte nje nga ato elemente. Ai do te provonte se ishte nje mesfushor sulmues/mbrojtes i djathte me nje loje te bukur dhe nje vizion te mrekullueshem. Nje lojtar qe i shikonte te gjitha levizjet dhe kishte aftesite per ta bere realitet.

Pavaresisht nisjes shkaterruese te karrieres se tij me Inter-in, ky ekip brenda tre viteve do te pushtonte Europen. Kjo ndodhi fale cilesive te lojtareve qe trajneri Helenio Herrera i mori dhe i solli ne skuader.

Lojtare si ish-mesfushori Luis Suarez, mesfushori i majte Mario Corso, mbrojtesi Armando Picchi dhe qendermbrojtesat Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti.

Nje arsye tjeter e suksesit te tyre ishte edhe taktika e preferuar e “CATENACCIO-s”. Duke pare qe dobesia e Inter-it te sezoneve te kaluara ishte qe pesonte shume gola, te fuqizonte mbrojtjen ishte shume e rendesishme per Herrera-n dhe do te ishte platforma ku sukseset e ardhshme do te arriheshin.

Sandro Mazzola gjate nje ndeshjeje me bluzen zikalter.

Suksesi i skudetos me 1963 do te drejtonte Inter-in drejt perpjekjes se tyre te pare ne Kupen Europiane dhe do te merrte pjese ne tre finale te Kupes Europiane. Dy finalet e para Inter- doli fitimtar me fitoret kunder Real Madrid dhe Benfica. E treta perfundoi me humbje kunder kampioneve te Skocise Celtik-u. Mazzola luajti nje rol shume te madh ne dy fitoret e para po ai gjithashtu shenoi edhe ne finalen e trete pavaresisht humbjes.

Me shume skudeto erdhen dhe e gjithe kjo periudhe u njoh si “La Grande Inter” me Mazzola-n ne krye.

Vitet 60’ u pa me e mira e Inter-it por ata deshtuan ne vazhdimesine e fitoreve ne fillim te viteve 70’. Me vone ne vitin 1977, Sandro Mazzola terhiqet nga futbolli.

Rekordi i tij i pergjithshem me 116 gola ne 418 ndeshje per Zikalterit dhe 2 skudeto, 2 Kupa Europiane dhe 2 Kupa Interkontinentale sigurojne nje perfaqesim statistikor te nje njeriu qe nuk do te harrohet kurre sektorin zikalter te Milano-s.

Ndersa per kombetaren Azzurri ai beri 70 ndeshje, shenoi 22 gola dhe ishte pjese i suksesit ne 1968 kur fituan Kupen Europiane per kombetaret. Ai mori pjese ne kombetare me 1966, 1970, dhe 1974 ne Kupat e Botes.

Gjate vitit 1970 Kupa e Botes, e cila Italia shikohej si favorite, trajneri Ferrucio Valcareggi besonte se Mazzola dhe nje lojtar tjeter, Gianni Rivera, nuk mund te luajne se bashku ne nje formacion. Ishte nje admirues i te dyve talenteve dhe arriti te krijoje nje sistem te cilen e quante “Staffetta”, e cila do te thoshte qe Mazzola duhet te luante ne pjese te pare dhe Rivera do ta zevendesonte ate ne pjesen e dyte.

Pavaresisht nga natyra e cuditshme e kesaj taktike, duket se funksionoi nderkohe qe Italia arriti ne finale kunder Brazilit. Pavaresisht te gjithave, Valcareggi braktis planet e tij dhe e nis ndeshjen me Mazzola-n dhe e le ne fushe deri ne minuten e 82, kohe kur Rivera futet ne loje pa e nderruar Mazzola-n. Brazili fitoi ndeshjen me rezultatin 4-1.

Kushdo historian futbolli, tifoz, ekspert kujton periudhen e Italise me 1960 ne futboll, te jeni te sigurte qe emri i Sandro Mazzola-s do te jete nje nga ata emra qe do te flitet.

https://antiestrogensonline.net
https://bestabortionpillsonline.com