Categories: Uncategorized

Lucio, cfare sulmi direkt ndaj Contes: “Ja shoh fytyren dhe nuk me duket se ka fytyren dhe ADN per te qene…”

Tripleta, Interi aktual dhe Jose Mourinho. Keto jane disa nga temat per te cilat ka diskutuar Lucio ne nje interviste per Il Posticipo.

Ai e nis gjithcka me nje koment per The Special One: “Me pelqen karakteri i tij. Kam mesuar shume gjera tek Interi bashke me Jose.”

“Per shembull, kam mesuar se si drejtohet nje dhome zhveshje. Te besh tranjerin eshte e veshtire, duhet te punosh me shume lojtare te forte dhe te famshem qe vijne nga kultura te ndryshme.”

“Tek Interi kishte braziliane e argjentinas, kamerunas, hollandeze. Lojtare nga kudo. Mourinho beri nje pune te madhe: ka qene ai arkitekti i 2010 dhe atij Interi qe fitoi gjithcka.”

Cfare ka mbetur nga Tripleta e 10 viteve me pare? A keni nje chat te perbashket?

“Kemi qene nje grup i paharrueshem dhe per kete motiv jemi gjithmone ne kontakt. Tek Interi kam luajtur me miq te mire si Zanetti, nje shembull per te gjithe ne.”

“Bashke kemi nje eksperience te mrekullueshme. Ajo Champions ishte nje dhurate nga zoti. Ta fitosh eshte endrra e te gjitheve.”

“Kur erdha ne Gjermani ne 2001 shikoja te gjithe qe flisnin. Edhe tek Bayerni. Ata fitonin kampionatin cdo vit, por ai mbetej objektivi numer nje.”

Cili ka qene momenti me i bukur i perjetuar me Interi ne Championsin e 2010?

“Per mua finalja me Bayern. Beja shaka me familjen duke i thene se nuk do e fitoja kurre Champions se ishte nje kompeticion shume i veshtire.”

“Por ne 2010 arritem gjithcka dhe perballe kishim Bayern qe kisha luajtur deri ne 2009 perpara se te vinte van Gaal ne pankine: ai nuk me donte, keshtu vendosa te shkoja tek Interi.”

A ju vjen keq per menyren se si perfundoi raporti juaj me Interin?

“Po, une nuk doja te largohesha, por klubi donte te ndryshonte gjithcka. Lojtaret e 2010 jane larguar dhe kush nuk e beri nuk stervitej me.”

“Ai qe komandonte deshironte qe te largoheshim. Nuk e kam kuptuar kurre motivin. Ne veren e 2012, kur erdha ne Brazil, ka filluar te me telefonoje cdo 15 minuta Marco Branca per te me thene se duhet te gjeja nje skuader tjeter.”

“Kur presionet e Interit u shtuan, atehere erdhi mundesia Juventus. Heren e pare thashe jo. Por kur mungonin edhe pese dite nga mbyllja e merkatos, me telefonoi Conte. Me donin se Bonucci rrezikonte nje skualifikim prej 2 sezonesh per baste te paligjshme.”

“Nderkohe, ish-agjetni im me tha qe te shkoja se Interi nuk me donte. Nuk kisha mundesi tjeter. Familja ime jetonte ne Itali dhe vendosa te shkoj. Por ne 2-3 javet e para ne Torino kam kuptuar se ishte nje zgjedhje e gabuar: transferimi te Juventusi ka qene nje gabim i karrieres time.”

Cfare mendon per Conten dhe Interin?

“Situata qe u krijua te Juventusi kur isha une ishte e kuptueshme sepse ishin gjashte mbrojtesa te kombetares italiane ne skuader.”

“Conte nuk do te linte asnjehere ata per te me futur mua, nje te huaj.”

“E konsideroj nje teknik te mire, po ben nje pune te mire por kur i shikoj fytyren, nuk me duket se ka fytyren per te drejtuar Interin dhe as ADN e Interit. Ky eshte opinioni im natyrisht.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago